Shkarko audiofailin


0 Me fitoren e shkëlqyer në stafetën 10 kilometërshe ekipi i biatlonisteve ruse përfundoi debutimin e vet në Olimpiadën në Vankuver. Svetllana Slepcova, Anna Bogalij-Titovec, Olga Medvedceva dhe Olga Zaiceva nuk i lanë kurrfarë shansi rivaleve të veta për të venë në dyshim faktin, se pikërisht sot ruset janë më të mirat në botë në këtë disiplinë sportive. Bile më tepër se kaq, Olga Zaiceva, e cila debutoi e fundit në këtë stafetë, në finishin e drejtpërdrejtë doli krejtësisht e vetme, duke i lënë kundërshtaret e saj rreth 40 sekonda pas vetes. Që në ditën e parë të starteve olimpike pikërisht me ekipet e biatlonistëve si femra, ashtu dhe meshkuj sportdashësit rusë kishin lidhur shpresa të mëdha dhe prisnin prej tyre vetëm medalje ari. Por deri në njëfarë momenti fati i keq i la rusët përtej kufirit të çmimeve olimpike. E megjithatë fati u tregua i mëshirshëm më pas për sportistët rusë. Më parë në mass-start u dalluan si meshkujt, ashtu dhe femrat. "Arin" e fitoi Eugjeni Ustiugov, kurse "argjendin" në luftë të ashpër sportive me gjermanet e siguroi për përfaqësuesen e Rusisë Olga Zaiceva. Në start ruset, si lidere të Kupës Botërore në garën e stafetës, u renditën ndër të parat. Por fitoren në garë, bile dhe duke qenë favorite, ato e arritën me vështirësi të mëdha. Praktikisht pas qitjes së parë u bë krejtësisht e qartë, se luftën për medaljen e arit do ta zhvillojnë midis tyre në rivalitet të ashpër ruset, gjermanet dhe francezet. Të paktën, përfaqësueset e këtyre ekipeve kryesonin periodikisht garën në dy etapat e para. Kulminacion i garës u bë etapa e tretë, kur u distancua ndjeshëm nga pjesëmarrëset e tjera Olga Medvedceva. Avantazhi i saj ndaj rivaleve gjatë dorëzimit të stafetës përbëri 48 sekonda. Ne nuk mund ta humbisnim në kurrfarë mënyrë këtë garë, tha tashmë pas mbërritjes në finish Olga Medvedceva: "Ne provuam një ndjesi të tillë se duhej të triumfonim me ç'do kusht ndaj konkurrenteve tona për vetë faktin se ne kishim një përbërje të barazvlefshme, të fuqishme dhe prandaj duhej të dilnim medoemos fitimtare. Po përse unë vrapova kaq shpejt?- do të pyesni ju. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të garës unë mendoja: si të arrija një handicap sa më të madh për Olga Zaiceva-n, e cila duhej të zhvillonte etapën e fundit të garës, me qëllim që ajo të mos e kishte shumë të vështirë finishin. Dhe jam tej mase e lumtur që ia arrita qëllimit të shtruar përpara vetes: edhe të shtija me sukses, edhe të vrapoja me ritëm të mirë. Për këtë u jam jashtëzakonisht mirënjohëse edhe sportdashësve të cilët më inkurajuan pa masë. Dhe kur mora vesh se një ditë para startit nga Krasnodari, vendlindja ime,  erdhi një aeroplan i tërë me tifozë për të na mbështetur ne, unë mendova se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë. Ta dini ju se sa fort na mbështetën e na dha zemër ne sportdashësit me thirrjet e tyre të fuqishme nga tribunat! U jemi jashtëzakonisht mirënjohëse atyre!- u shpreh plot emocion Olga Medvedceva.