0Më 9 maj me rastin e Ditës së Fitores veteranët e luftës, familjet e të rënëve dhe ish të burgosurve të kampeve të përqëndrimit do të marrin një shpërblim njëherësh financiar. Dekretin përkatës e nënshkroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Ai vuri në dukje, se shpërblimet duhet të fillojnë të realizohen që në prill. Mjete financiare do të marrin 4,2 milionë veteranë të frontit dhe punonjës të prapavijës. Përveç kësaj, Presidenti njoftoi, se në ditët e kremtimit të 65 vjetorit të Fitores së Madhe veteranët mund të udhëtojnë falas nëpër gjithë vendin. Duke marrë fjalën në video-konferencën me udhëheqësit e rajoneve, Presidenti kërkoi nga autoritetet vendase të sigurojnë me banesa veteranët pa zvarrisje e pa burokracira si dhe ti ndihmojnë ata për zgjidhjen e problemeve të jetës së përditshme.