Shkarko audiofailin


0 Në Moskë nuk lanë jashtë vemendjes frazën e shqiptuar nga Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton në fjalën e mbajtur nga ajo në hapjen e seminarit me temë: "Roli i NATO-s në shekullin e XXI". Ajo vuri në dukje në të, se "mund ta përfytyrojë Rusinë në radhët e kësaj organizate". Shprehje të tilla që tingëllojnë nga goja e një personi kaq të lartë zyrtar të administratës së SHBA-s, vetëkuptohet, se nuk bëhet ashtu krejt rastësisht. Po cili është qëllimi i tyre i vërtetë? Me këtë pyetje ne iu drejtuam Redaktorit përgjegjës të botimit «Независимый военный обозреватель» («Vëzhguesi i pavarur ushtarak») Viktor Litovkin: "Unë mendoj, se ky është thjesht marifet propagandistik. Sepse në të vërtetë në NATO nuk e presin aspak Rusinë dhe as që kanë ndërmend ta pranojnë ndonjëherë në radhët e saj. Përse? - do të pyesni ju. Për vetë faktin, se në qoftë se do të ndodhë një gjë e tillë Aleanca atëhere do të pushojë së ekzistuari si organizatë! Le të kujtojmë për një moment: fillimisht krijimi i saj u mendua për kundërveprim ndaj Bashkimit Sovjetik. Dhe megjithëse kohërat kanë ndryshuar qëllimet kanë mbetur po ato. Vetëm se tani vendin e Bashkimit Sovjetik e zë... Rusia. Prova konfirmuese të kësaj ka plot. P.sh., ecuria e procesit të bashkërendimit të Traktatit mbi Forcat e Armatosura Konvencionele në Europë. Deri tani asnjë nga vendet e NATO-s nuk e ka ratifikuar atë, ndërkohë që duhet thënë, se poteciali i përbashkët i Aleancës përkatësisht armatimeve të rënda e tejkalon në disa herë atë rus. Më pas lind natyrshëm pyetja: përse i duhet vallë NATO-s "një mal i tillë" tankesh, aeroplanësh, helikopterësh sistemesh artilierie, sepse qëllimi i deklaruar, pra, lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, nuk kërkon vëllime kaq të mëdha të gjithë këtyre armatimeve. Përgjigja për specialistët është mëse e qartë... Një moment tjetër. Neve, sikur gjoja po na hapin dyert e kësaj Organizate, e cila gjatë gjithë konflikteve ndërkombëtare të këtyre kohëve të fundit ka qenë në ... opozitë të hapur me Rusinë. Unë kam parasysh në këtë rast edhe Krizën kosovare, edhe konfliktin e armatosur të Gjeorgjisë me Osetinë e Jugut, kur NATO apriori mori anën e agresorit-regjimit të Mihaill Saakashvilit. Sikur u la tani disi në harresë edhe një moment tjetër: amendamenti famëkeq i Jackson-Vennik-ut. Shkaku i hyrjes së tij në fuqi (pamundësia e largimit të hebrenjve nga Bashkimi Sovjetik në atdheun e tyre historik) që prej kohësh është zhytur në lumin e harresës, kurse ndalimi i kushtëzuar nga amendamenti në fjalë për Rusinë, për të shitur aparaturat dhe makineritë e  saj të teknologjive të larta, vazhdon të veprojë deri tani. E megjithatë, bashkëveprimi me Aleancën me sa duket nga të gjitha është i pashmangshëm përderisa ne kemi rreziqe të përbashkëta kërcënuese. Rusisë, për shembull, i leverdis bashkëpunimi me SHBA-s dhe NATO-n sipas linjës së operacionit antiterrorist që po zhvillohet në Afganistan. Është fare e qartë edhe ajo, se për ne të gjithë është me rëndësi jetike krijimi i sistemit të përgjithshëm të sigurimit europian. Dhe ndërtimin e një arkitekture të tillë e propozon Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Por, ç'është për të ardhur keq, atë nuk e pranojnë, ndërkohë që flasin vetëm mbi bashkëveprim nëpërmjet linjës ... së Mbrojtjes amerikane Antiraket (MAR)? "Në këtë sferë bashkëpunimi është thjesht i pakuptimtë. Sistemi global i MAR i SHBA-s, dhe për këtë unë jam mëse i bindur, është i drejtuar kundër Rusisë. Sepse i bie që ne të ndërtojmë së bashku me amerikanët sistemet e mbrojtjes nga forcat strategjike ruse të frenimit? Kjo është absurditet i plotë! Tjetër punë është MAR e teatrit të veprimeve ushtarake. Ekziston tashmë përvoja e bashkëveprimit me NATO-n për krijimin e tij. Bile janë zhvilluar edhe dy herë manovra stërvitore ushtarake të shtabeve për mbrojtjen e territoreve jo fort të mëdha, gjë që dhe është qëllim i drejtpërdrejtë i sistemit të përmendur dhe nuk përbën rrezik për Rusinë. Por të gjitha këto u shumëzuan me zero kur u bënë publike planet për dislokimin në Çeki dhe Poloni të elementeve të sistemit global amerikan të MAR. Nga realizimi i kësaj ideje në jetë Obama, gjoja, sikur hoqi dorë. Në vend të kësaj iu rikthye sistemeve të MAR të teatrit të veprimeve ushtarake në Europë (elementet e saj duhet të vendosen në Bullgari, Poloni, Rumani...). Dhe në këtë sfond neve na japin sinjal mbi mundësinë e hyrjes në NATO. ...Politikanët shpesh herë veprojnë në mënyrë dhelpërake. Ka shumë mundësi që ne të mësojmë së shpejti qëllimin e vërtetë të deklaratës së zonjës Clinton. Ndërsa tani për tani të gjitha fjalët e saj mund të vlerësohen si njëfarë perde informacioni e tymtë. Vetëm se perde për mbulimin e ç'gjëje? Ku janë garancitë e asaj se nesër-pasnesër, pas skalionit të dytë, të tretë të MAR e teatrit të veprimeve ushtarake, nuk do të lindë në kontinentin europian po ai sistem global amerikan i MAR, i cili prek interesat e sigurimit të Rusisë?", konkludon Viktor Litovkin.