Rusia është e gatshme për dialog me BE në lidhje me zgjerimin e bashkëveprimit. Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi për këtë gjatë pritjes në Kremlin të Përfaqësueses Supreme të BE për punët e jashtme dhe për politikën e sigurimit Catherine Ashton. Ajo mbërriti në Moskë për zhvillimin e negociatave që kanë të bëjnë me përgatitjen e marrëveshjes bazë midis Rusisë dhe BE mbi partnetritetin dhe bashkëpunimin. Posti i kryetarit të diplomacisë europiane, në të cilin u zgjodh Baronesha Ashton, është themeluar në përputhje me Traktatin e Lisbonës që hyri në fuqi më 1 dhjetor të vitit të kaluar. Presidenti i Rusisë i uroi suksese "Ministres së re të punëve të jashtme" të BE.