0Aksione masive proteste po zhvillohen në një sërë vendesh europiane. Greqia është paralizuar nga greva 24 orëshe e popullsisë kundër politikës antikrizë të qeverisë. Në Francë nuk dolën në punë aviadispeçerat, gjë kjo që bllokoi komunikimin ajror në një sërë rajonesh. Situata më e ndërlikuar paraqitet në aeroportet e Parisit. Dispeçerat janë të indinjuar nga planet e autoriteteve për krijimin së bashku me vendet e tjera të Europës të sistemit unik të kontrollit të komunikimit ajror, gjë kjo që është e mbarsur me rrezikun e pushimeve masive nga puna. Me zhvillim greve kërcënohen edhe stjuardesat dhe stjuardët e kompanisë "British Airways". Në Spanjë nuk po rreshtin protestat kundër propozimit të kabinetit të ministrave për rritjen e moshës së daljes në pension nga 65 vjetët aktualë deri në 67 vjeç.