Shkarko audiofailin


Në Greqi është shpallur grevë 24 orëshe. Pjesëmarrës të saj janë mësuesit, bankierët, shoferët, aviadispeçerët, nëpunësit shtetërorë dhe gazetarët. Në këtë mënyrë popullsia e vendit po shpreh papajtueshmërinë e vet me masat antikrizë të qeverisë, miratimin e të cilave e kërkon nga Athina Bashkimi Europian. Greqisë i kërcënohen sanksionet ekonomike, gjë kjo që në kushtet e gjendjes aktuale të vendit tingëllon, thjesht, si absurditet. Ndërkohë që duhet thënë se BE e futi vetë veten në një gropë po të tillë, duke mos përpunuar fillimisht strategjinë e veprimeve në raste të ngjashme, mendon Zëvendësdrejtori i Institutit të Europës të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Doktori i shkencave ekonomike Valentin Fjodorov: "Nga njëra anë gjendja e krijuar në Greqi është jashtëzakonisht e rëndë, ajo duhet shpëtuar tani. Kurse nga ana tjetër, Greqia nuk i është drejtuar deri tani zyrtarisht udhëheqjes së Bashkimit Europian me kërkesën për ndihmë. Gjatë kësaj të gjithë e shohin fare qartë, se anija greke po shkon drejt përplasjes me gumën (shkëmb i nënujshëm): pas disa javësh do të vijë koha e pagesës së shumave jashtëzakonisht të mëdha vendeve të po atij Bashkimi Europian. Dhe nëpunësit europianë tani janë në mëdyshje: nga momenti në moment mund të ndodhë kopalsi ekonomik në Greqi, por Athina megjithatë nuk po drejtohet zyrtarisht për ndihmë duke ngulur këmbë për dhënien asaj të mbështetjes politike. Në rast të shfaqjes së mbështetjes së politikës së brendshme që ndiqet nga qeveria e Greqisë nga ana e Bashkimit Europian, atëhere për Athinën çelet perspektiva e marrjes së kredive të reja por me kushtet e vjetra. Vetëkuptohet se kjo është një gjë krejtësisht e pamundur. Në të njëjtën kohë, në qoftë se Greqia do të shkojë drejt default-it, kjo gjë i kërcënohet me një default po të tillë edhe vendeve të tjera të eurozonës. Ato gjithashtu demonstrojnë tregues po të tillë të këqinj ekonomikë. Sipas rregullave të BE deficiti i buxhetit duhet të jetë jo më i lartë se 3%. Greqia tani e ka atë pothuajse 13%. Në vendet e tjera vërehet gjithashtu rritja shumëherëshe e nivelit minimalisht të lejueshëm. Një rregull tjetër i tregut të përgjithshëm është edhe ky: borxhi nuk duhet të përbëjë më tepër se 60% të GDP-së. Greqia e ka atë 2 herë më të madh. Dhe në këtë situatë Kryetari i Grupit Europian Jean-Claude Juncker paralajmëroi, se në qoftë se vendet e BE do të mund të marrin masat e ndikimit ekonomik mbi Greqinë. Vetë kuptimi i këtij paralajmërimi është mjaft i mjegullt, duhet thënë. Masat dhe gjobat mund të ushtrojnë ndikim pozitiv vetëm në rastin kur treguesit ekonomikë vetëm sapo i afrohen treguesve kritikë dhe jo kur i kanë tejkaluar shumëfish ato. Me sa duket nga të gjitha, Greqia, Franca dhe Polonia duke e perceptuar këtë gjë janë marrë vesh midis tyre të krijojnë njëfarë lloj sistemi të lajmërimit të hershëm me qëllim të parandalimit të krizave në BE, të ngjashme me atë greke. Meqenëse vetëkuptohet se Bashkimi Europian do të jetë i detyruar ta "nxjerrë nga gropa" Greqinë që ajo të mos tërheqë pas vetes gjithë të tjerët. Por si të bëhet një gjë e tillë, me qëllim që të mos i hapet rruga e gjerë e dhënies së ndihmave nga jashtë të tjerëve gjatë shfaqjes së dëshirës evidente për të mos i shtrirë këmbët sipas jorganit, specialistët europianë nuk e dinë akoma. Prandaj dhe mjaftohen tani për tani me masa gjysmake dhe u shtrëngojnë rripin qytetarëve të thjeshtë.