Rusia është shumë e shqetësuar nga refuzimi i Iranit për bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA), deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, pozitat e Rusisë dhe të SHBA-s ndaj Iranit nuk përkojnë plotësisht. Qëllimi i përbashkët është të mos lejohet shkelja e regjimit të mospërhapjes së armës bërthamore, por metodat e arritjes së këtij qëllimi janë të ndryshme. Lavrov vuri në dukje, se Irani është shumë larg gjeografikisht nga SHBA-s, kurse për Rusinë ai është fqinj i afërt. Dy vendet i bashkojnë lidhjet historike, ekonomike, humanitare, tekniko-ushtarake. Gjithashtu Irani është partner i Rusisë në pellgun e Detit Kaspik. "Ja pse për Rusinë ka shumë rëndësi se çfarë do të ndodhë me Iran dhe situatën rreth tij", tha Lavrov.