0Me rastin e Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, që kremtohet tradicionalisht në Rusi më 23 shkurt, në parkun Treptov të Berlinit dhe në rajonin kryeqytetas Tirgarten u vendosën kurora me lule të freskëta pranë monumenteve të ushtarëve çlirimtarë sovjetikë. Për të nderuar kujtimin e heronjve erdhën edhe bashkëpunëtorët e ambasadës së Federatës Ruse në Gjermani, atashetë ushtarakë të një sërë shteteve, veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe pjesëmarrësit e Lëvizjes antifashiste të Rezistencës, përfaqësuesit e partive politike, klerit dhe shoqërisë së Berlinit, si dhe shumë të rinj.