0Në kryeqytetin e Ingushetisë Nazran në mëngjes buçitën një sërë shpërthimesh, si rezultat i të cilave, sipas të dhënave paraprake, gjetën vdekjen tre persona, 28 të tjerë u plagosën. Midis të dëmtuarve shumica janë milicë. Sipas mendimit të Prokurorit të kësaj Republike Juri Turigin, shpërthimet në Ingusheti janë reagim i guerrilasve ndaj veprime aktive të milicëve për likuidimin e bandave të armatosura ilegale, njofton Agjencia ITAR-TASS.