Rusia kërkon ndalimin e publikimit të raportit që ka të bëjë me burgjet sekrete, të cilat ndodhen në Kaukazin e Veriut, që është përgatitur nga Këshilli i OKB për të drejtat e njeriut. Këshilltari i Përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë OKB-së Vladimir Zhegllov mendon se raporti do të krijojë konfrontim dhe se ai duhet hequr nga site zyrtar i OKB. Në dokument është paraqitur intervista e banorëve anonimë të Çeçenisë, të cilët sikur gjoja i janë nënshtruar torturave në vendet sekrete të burgimit dhe që përdoreshin nga Moska në kuadrin e luftës kundër seperatistëve çeçenë.