Banka Botërore parashikon rritjen e GDP së Rusisë me 6-8% çdo vit me kusht të realizimit të strategjisë së diversifikimit dhe modernizimit të ekonomisë, njoftoi Zëvendës presidenti i kësaj banke Philippe Le Houerou. Në vitin 2009, rënia e ekonomisë ruse përbëri 7.9%. Autoritet e Rusisë kanë deklaruar vazhdimisht se vendi do të marrë kursin për modernizimin e ekonomisë.