Rusia dhe Banka Botërore do të ndihmojnë me dollarë vendet në zhvillim. Programi i përbashkët për dhënien e ndihmës Azisë Qendrore dhe Europës Lindore tashmë u nënshkrua. Rusia u zotua të caktojë për të 30 milionë $ gjatë një periudhe 5 vjeçare. Problemet vetiake ekonomike nuk do ta pengojnë aspak Rusinë të "zgjidhë qesen": shuma e përcaktuar për buxhetin është simbolike. Ky gjest bujar më tepër ngjason me një piar politik, meqenëse vendi po del jo në rolin e borxhliut, por atë të kreditorit, mendon gazeta "RBK Daily". Më tepër se 40 shtete në zhvillim tani kanë hyrë në listën e vendeve më të varfra. Më shumë nga të gjitha shpenzimet në këto vende u reduktuan në sferat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Shumica e donatorëve të rinj i ruajnë dhe bile ngandonjëherë i rrisin vëllimet e ndihmës, por disa partnerë i kanë ngrirë ose dhe i kanë pezulluar fare shpenzimet për shtetet e varfra. Por bile edhe në periudhën e krizës ekonomike botërore Rusia jo vetëm që po i plotëson me rigorozitet detyrimet e veta, por dhe ka rritur në mënyrë të qenësishme shpenzimet e saj për dhënien e mbështetjes zhvillimit ndërkombëtar.

Komentimi i artikullit të ditës

Profesori i Institutit të strategjisë kombëtare Nikita Kriçevskij e vlerëson në këtë mënyrë iniciativën e qeverisë ruse: "Kur ne shprehemi në lidhje me atë, se Rusia jep kontributin e saj në një vëllim prej jo më tepër se 30 milionë dollarësh në programin e Bankës Botërore, në këtë rast ne duhet të kuptojmë se fjalë bëhet jo për dhënien e ndihmës vetëm nga ana e Rusisë, por edhe mbi pjesëmarrjen në programin ndërkombëtar të dhënies së ndihmës vendeve të pushtuara nga fatkeqësia financiare. Rusia po sillet në këtë rast në mënyrë mjaft dinjitoze meqenëse pavarësisht nga problemet e veta me deficitin e buxhetit federal, po u jep intensivisht ndihmë vendeve të cilat potencialisht apo tashmë aktualisht janë partnere të biznesit, tregtare, politikë, strategjike në marrëdhëniet e jashtme ekonomike dhe marrëdhëniet e jashtme politike. Prandaj ky hap nga ana e qeverisë ruse është vetëm për tu përshëndetur", tha Nikita Kriçevskij. Kontributi i Rusisë vetëm në fondin e  Komunitetit Ekonomik Euroaziatik përbën 7 miliardë dollarë, ndërkohë që vëllimi i përgjithshëm i "arkës" është gjithsej 10 miliardë $. Përveç kësaj, vendet në zhvillim vitin e kaluar morën nga Rusia 800 milionë dollarë.