Shkarko audiofailin


Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin ka fituar tashmë që prej shumë kohësh në korridoret pushtetore të Aleancës namin e turbulluesit të qetësisë diplomatike. Dhe, ja, përsëri plasi zhurmë e bujë e re në shtyp: botimi i autoritetshëm "The New York Times" e akuzoi Përfaqësuesin e përhershëm rus për përdorim shprehjesh "të papranueshme" diplomatike. Duke komentuar dhënien e pëlqimit nga ana e Rumanisë për dislokimin e elementeve të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR), Rogozin vuri në dukje në veçanti si vijon: "Sa herë ju duhet kujtuar juve se sa e rrezikshme është kjo gjë? Ariu do të dalë nga strofka e vet dhe do t'ua rregullojë mirë qejfin gjahtarëve të ngratë pa mend në kokë". Por në qoftë se do të distancohemi nga emocionaliteti i tepërt, duhet thënë, se në Doktrinën ushtarake të Rusisë, të miratuar më 5 shkurt, midis kërcënimeve të tjera formulohet thatë edhe një i tillë: "Krijimi dhe dislokimi i sistemeve të mbrojtjes antiraketore strategjike, që minojnë stabilitetin global dhe prishin raportin e krijuar të forcave". Siç dihet, pas bërjes publike të doktrinës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen si dhe përfaqësuesit e administratës së Uashingtonit shfaqën mospajtim me mendimin, se zgjerimi i NATO-s dhe planet e krijimit të MAR në Europë kërcënojnë Rusinë. "Rusinë nuk e kërcënon asgjë", - tingëlluan në variante të ndryshme sigurimet e tyre. Sigurime këto që tashmë janë fort mirë të njohura që prej kohësh. Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov shpreh habinë e vet: "Ç'ka është për të ardhur keq, duhet konstatuar, se këto plane nuk përkojnë në kurrëfarë mënyre me programin e riformatimit të marrëdhënieve ruso-amerikane. Ky riformatim, në veçanti, konsistonte në rënien dakort të të dy presidentëve fillimisht për të vlerësuar shkallën e seriozitetit të rreziqeve kërcënuese për SHBA-s, Europën, Rusinë si pjesë të pandarë të Europës, dhe vetëm pas kësaj arritjen në marrëveshje mbi ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta. Po përse hynë përsëri në modë "ombrellat" raketore për ata që kanë zënë radhën për to në Europë? Sipas fjalëve të ekspertit ushtarak Ivan Safrançuk, kjo është "psikologji" në vend të politikës, "frika fantazma". Rusia, tha ai, nuk i kërcënohet me 100% askujt. Po këtu lind natyrshëm pyetja: Nëse mund të ndërtohet vallë "riformatimi" i marrëdhënieve vetëm mbi fantazmat?