Shkarko audiofailin

Rusia është tejet e shqetësuar nga miratimi i strategjisë së re të NATO-s, sipas së cilës Aleanca i atribuon vetes të drejtën e përdorimit të forcës në mbarë botën. Për këtë deklaroi sot Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në takimin me organizatat joqeveritare ruse. Ai theksoi, se koncepti i ri natovian "nuk përkon plotësisht me Statutin e OKB-së". Synimi i vazhdueshëm i Aleancës për zgjerim të mëtejshëm, pretendimet e saj për përdorimin e forcës në çdo pikë të botës pa sanksionet përkatëse për këtë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mund të mos shkaktojnë preokupim, mendon Ministri rus. Koncepti strategjik i NATO-s përcakton detyrat e Aleancës në dhjetëvjeçarët e afërt dhe metodat e zgjidhjes së tyre. Në veçanti, në të shqyrtohen një sërë rreziqesh kërcënuese principialisht të reja, duke përfshirë këtu edhe krizat e mundshme të lidhura me ngrohjen globale, furnizimet e burimeve energjetike, sulmet kibernetike, piraterinë detare. Temën në fjalë e komenton tani përpara mikrofonit të radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Institutit të SHBA-s dhe Kanadasë, politologu Viktor Kremenjuk: "Çështja që ka të bëjë me përdorimin e forcës nga ana e NATO-s është një nga më kryesoret, e cila mbetet guri i provës, pengesë serioze në zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe NATO-s. Që nga kohërat e aksionit ushtarak të Aleancës kundër Jugosllavisë Rusia del kundër asaj që NATO ti atribuojë vetes, të uzurpojë të drejtën e përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ajo e quan këtë uzurpim juridikisht të palejueshëm, të papranueshëm dhe politikisht të dyshimtë. Përsa kohë që nuk do të gjendet ndonjëfarë forme konsultimesh midis Rusisë dhe NATO-s, ky problem do të vazhdojë ti ndajë të dyja palët. Rusia nuk do të pajtohet kurrë me atë, që NATO me anashkalim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ti atribuojë vetes të drejtën për të vendosur se ku të përdorë forcën e ku jo. Organizata e vetme e ngarkuar me plotfuqishmërinë e së drejtës ndërkombëtare për të marrë vendime të tilla është Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe të tjera nuk duhet të ketë më. Në qoftë se NATO do të përpiqet ti atribuojë vetes të drejtën e vetëshpallur për përdorimin e forcës, kjo gjë do të jetë burim i përhershëm problemesh. Rusia do të ndërmarrë masat përkatëse për mbrojtjen e interesave të veta, interesave të aleatëve të saj kundër aksionit të mundshëm ushtarak nga ana e Aleancës. Përveç kësaj, Rusia paralajmëroi, se në këtë rast ajo është e gatshme të verë në përdorim armën bërthamore. Prandaj doktrina e re e NATO-s nuk drejtohet aspak për kërkimin e rrugëzgjidhjeve paqësore të konflikteve. Përkundrazi, Aleanca po sillet në mënyrë provokuese, sfiduese. Ndërsa kjo nuk mund të quhet ndryshe veçse si vetëkënaqje me forcën e saj, e cila është e aftë të çojë në një katastrofë mjaft serioze. Duam t'ju kujtojmë, se koncepti paraardhës strategjik i Aleancës u miratua në Uashington në vitin 1999. Ai pasqyronte përvojën e përgjithshme natoviane të periudhës së luftrave ballkanike dhe në momentet aktuale humbi aktualitetin e vet. Përpunimi i konceptit të ri, siç shpjegoi Sekretari i ri i Përgjithshëm i Aleancës Anders Fogh Rasmussen, duhet të bëhet "më transparenti në gjithë historinë e NATO-s". Transparenca, sigurisht, është një gjë e mrekullueshme, por nuk do të ishte keq sikur ajo të bazohej në seriozitet, mendjekthjelltësi dhe legjitimitet. Si dhe të merrte parasysh gjithashtu situatën gjeopolitike në botë dhe mendimin e fuqive jo më të fundit në të.