Presidenti i Rusisë Dimitri Medevediev deklaroi në kolegjiumin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), se ka ndër mend të kontrollojë personalisht kryerjen e reformës në këtë dikaster. Në një kohëshumë të afërt do të zhvillohet rotacioni i kuadrove, milicia do të shpëtojë nga funksionet dubluese dhe jotipike, do të forcohet lufta me "bashkëpuntorët e korruptuar, që diskreditojnë uniformën" kurse milicët për krime ordinere do të ndëshkohen më ashpër se qytetarët e thjeshtë. Dimitri Medvediev theksoi, se shoqëria do të paraqesë kërkesa të larta ndaj milicëve dhe kërkon nga ata profesionalizëm dhe veprime efektive. "Një sërë ngjarjesh në MPB morën një rezonancë të qenësishme dhe ta themi hapur, ato ndikuan në autoritetin e MPB dhe nëpunësve të saj, konstatoi ai. Stafi i nënpunësve të MPB do të shkurtohet puthuajse dy herë shtoi Presidenti i Rusisë."