Marrëveshja mbi krijimin e bazës ushtarake ruse në republikën e re transkaukaziane të Abkhazisë u miratua. Siç njofton botimi "Kommersant", marrëveshja e nënshkruar nga ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Abkhazisë është përfunduar për 49 vjetë me ruajtjen e mundësisë së zgjatjes së saj në mënyrë automatike për periudha 15 vjeçare. Baza do të dislokohet në Abkhazi pa kurrëfarë arende. Njësi suplementare ushtarake ruse nuk planifikohet të futen në këtë republikë, marrëveshja në fjalë vetëm do të ligjësojë statusin e ushtarakëve që tashmë ndodhen atje. Komponimeve të Flotës së Detit të Zi të Rusisë së bashku me njësitë kufitare të Shërbimit Federal të Sigurimit iu vunë në dispozicion vendankorimet në portin e Suhumit dhe të Oçamçirit. Në qoftë se do të merret parasysh fakti, se anijet ruse janë të përqendruara tani kryesisht në Sevastopol, kurse baza ushtarake në Novorossijsk sapo ka filluar të ndërtohet, duhet thënë, kjo është marrëveshje me rëndësi strategjike. Që këtej e tutje flota në jug do të jetë më e përhapur, më e shpërqendruar, ndësa kjo do të thotë më pak e cënueshme. Me këtë marrëveshje gjen zgjidhje edhe detyra e mbrojtjes së sovranitetit të Abkhazisë nga ana e detit, komenton botimi "Kommersant".

0 Qytetarët e Soçit (Sochit) nuk dëshirojnë të punojnë si personel shërbyes në hotelet dhe restorantet që do të ndërtohen për Olimpiadën e vitit 2014, konfirmon

botimi "Nezavisimaja gazeta"

0. Duke marrë parasysh faktin, se kërkesa për forcë të tillë pune kap shifrën 17 mijë veta, problemi i personelit mund ti shtyjë ndërtuesit e objekteve të Lojrave Olimpike për marrjen e vendimeve jostandarte. Në veçanti, puna e personelit të shërbimit mund të organizohet me anë të metodës së shërbimit (rojeve me turne). Gjatë kësaj qytetarët e Sochit janë mëse të bindur, se gjatë zhvillimit të Olimpiadës është më mirë që të ftohen për punë si pastrues hoteli dhe kamerierë kinezët. Aktualisht në rajon kërkohen jo dhe aq drejtuesit, sa i ashtuquajturi Linest personel - pastrueset, kamerierët, portierët e hotelit. Por mundësitë e tregut të punës në Sochi janë shumë të kufizuara, shkruan

botimi "Nezavisimaja gazeta"

0.