0Blloku i Julia Timoshenkos i propozon parlamentit të anulojë urdhëresën mbi zhvillimin e mbledhjes speciale të Verhovnaja Radës (parlamentit) më 25 shkurt, ku duhet të zhvillohet ceremonia e inagurimit të Presidentit të ri të Ukrainës Viktor Janukoviç. Timoshenko apeloi në gjyq vendimin e KQZ për zgjedhjen zyrtare të Viktor Janukoviçit President të Ukrainës. Gjykata e Lartë Administrative mori vendimin për ndalimin e përkohshëm të veprimit të vendit të marrë nga KQZ për legjitimizimin e rezultateve të zgjedhjeve, por ky vendim nuk preku aspak çështjen që ka të bëjë me datën e inagurimit, duke mbetur vetëm hap standart procesual për garantimin e padisë.