Ekonomisti kryesor i Kremlinit Arkadi Dvorkoviç përvijoi horizontet e modernizimit të shumëpritur. Siç shkruan botimi "RBK Daily", e reja kryesore, që tingëlloi nga goja e Ndihmësit të presidentit të Rusisë, ishin afatet në të cilat pushteti mendon të realizojë procesin e modernizimit. "Tani për tani janë nxjerrë vetëm konkluzionet në nivel politik. Por për 2-3 vjetë neve do të na duhet ta bëjmë modernizimin vektor kryesor të gjithë ekonomisë. Vendi ka si burime ekonomike, ashtu dhe politike", deklaroi Dvorkoviç. Kriza i dha mundësi udhëheqjes ruse të hedhë shikimin pas, të nxjerrë përfundimet përkatëse dhe të përcaktojë rendin e ri të ditës për zhvillimin e ekonomisë. Që tani Kremlini mund ti propozojë biznesit partneritet, luftë kundër korrupsionit, stabilitet politik dhe ekonomik. "Por edhe ju nuk duhet të rrini e të prisni sa ti bëjmë ne vetë të gjitha, përndryshe do të humbisni tregun tonë", citon Ndihmësin e presidentit rus botimi "RBK Daily".

0 Bankat ruse triumfuan mbi borxhet e prapambetura, njofton

botimi "Gazeta"

0. Në përgjithësi, për vitin e kaluar vëllimi i depozitimeve u rrit gati në 1/3. Rritja e llogarive bankare të klientëve në dhjetor nuk ishte ndonjë gjë e papritur, pasi klientët korporativë dhe privatë tradicionalisht i vënë në bankë mjetet financiare që u mbeten të lira përpara festave të Vitit të Ri. Së pari, shumë banka zakonisht propozojnë tarifa pragfestash me leverdi. Së dyti, për shumicën e kompanive është me leverdi të depozitojnë mjetet e lira në depozita afatshkurtra dhe të përfitojnë nga kjo të ardhura për kohën e lejeve. Specialistët shpresojnë, se së shpejti do të rifillojë rritja e kredive. Banka Qendrore e pret fillimin e rritjes në nivelin 25 % sipas përfundimeve të këtij viti në vazhdim. Siç shkruan

botimi "Gazeta"

0, si bazë për një parashikim të tillë pozitiv në Bankën e Rusisë përmendin, ndër shumë faktorë, uljen e përqindjeve të borxheve të prapambetura të bankave.