Dislokimi i komplekseve raketore amerikane zenit "Patriot" në Poloni nuk drejtohet aspak kundër Iranit, deklaroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë Nikollai Makarov. Ai theksoi, se në Moskë e kuptojnë për mrekulli se kundër kujt drejtohet raketat "Patriot" dhe tashmë e vunë në dijeni për këtë udhëheqjen në Varshavë. Duke folur mbi vendimin e mundshëm të SHBA-s për dhënien e goditjes ushtarake mbi Iranin, Makarov vuri në dukje, se pasojat e një hapi të tillë "do të jenë të tmerrshme" për gjithë rajonin.