Shkarko audiofailin

Më 17 shkurt, në Ditën Ndërkombëtare të shfaqjes spontane të dashamirësisë, në qendër të Moskës u duk kompozicioni skulpturor "Lulerradhiqja" (Lule qumështorja). Kjo lule e mrekullueshme, sipas mendimit të autorit të kompozicionit Grigori Potockij, simbolizon dashamirësinë. Në një kërcell të gjatë janë vendosur dy pëllëmbë të hapura me syçka të vizatuara - të tillë e sheh skulpturën çdo njeri i zakonshëm. Kurse mjeshtri Potockij i jep një kuptim shumë më të thellë, të veçantë, duhet thënë, punës së vet: "Pëllëmbët e hapura krijojnë formë e Rruzullit tokësor. Për sa kohë që ne jemi dashamirës, ne e ruajmë Tokën. Në qoftë se do të pushojmë së qeni shpirtmirë, dashamirës, atëhere Toka do të zhduket dhe ne të gjithë do të vdesim. Bile edhe problemet e ndërlikuara ndërkombëtare duhen zgjidhur mbi bazë të parimit të dashamirësisë. Prandaj unë dal me iniciativën e afirmimit të simbolit të dashamirësisë në vende të ndryshme", thotë Grigori Potockij. Një skulpturë e tillë tashmë është vendosur në Francë, në Gjermani, Zvicër, Austri, Kinë, Letoni dhe Ukrainë. Rusia u bë vendi i 9-të ku duhet të mbijë, "të kultivohet" simboli i dashamirësisë nga Grigori Potockij. Artisti nuk e vë aspak në dyshim atë fakt, se mirëkuptimi reciprok dhe marrëdhëniet e mira janë gjërat kryesore që u duhen njerëzve, prandaj dhe kompozimi do tu vijë me siguri fort për zemër qytetarëve rusë. "E ç'kemi për të ndarë në fund të fundit? Duhet, thjesht, të jemi dashamirës ndaj njëri tjetrit. Ne jemi gjithsecili më vete, ne të gjithë jemi të pavarur. Po mbi ç'bazë duhet ti ndërtojmë marrëdhëniet tona? Ideja e dashamirësisë dhe është baza e marrëdhënieve reciproke". Jo krejt rastësisht lulerradhiqja plot mirësi çeli në Moskë pikërisht më 17 shkurt në Ditën Ndërkombëtare të shfaqjes spontane të dashamirësisë. Ajo u duk jo shumë kohë më parë me iniciativën e organizatave të bamirësisë, me qëllim që tu bëjë thirrje njerëzve të jenë pafundësisht dhe pa interes zemërmirë. Më kryesorja është se njeriu nuk duhet të presë mirënjohje e falenderime për punët  e veta të mira. Ato vetë duhet ti shkaktojnë atij kënaqësi. Kjo gjë është plotësisht e mundshme për të gjithë dhe nuk kushton asgjë.