Aviacioni zjarrëfikës rus që nga vera e këtij viti do të bazohet në Serbi dhe në rast nevoje do të përdoret për shuarjen e zjarreve në Jug të Europës, njoftoi Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu në Beograd, në konferencën e radhës për krijimin e Qendrës për Situatat Emergjente në Ballkan. Në të, përveç Rusisë, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 18 shteteve të tjera. Detyrë kryesore e kësaj Qendre do të jetë reagimi ndaj situatave të jashtëzakonshme në rajon. Rusia do të vërë në dispozicion për krijmin e kësaj Qendre teknologjitë e veta më bashkëkohore, njoftoi Sergei Shojgu.