Në negociatat që u zhvilluan në Moskë me pjesëmarrjen e Kryeministrit grek George Papandreou, siç shkruan botimi "Njezavisimaja gazeta", u shfaq një interesim i gjallë nga ana e Greqisë për blerjen e armatimeve ruse. Athina bën përjashtim nga një rreth jo i madh shtetesh të tjera të NATO-s, të cilët për këto apo ato arsye, ndoshta më tepër të karakterit ushtarak, se sa politik, mbështeten në sistemet luftarake të prodhimit rus. Me sa duket për vetë faktin, se sipas kriterit "çmim-efektivitet" ato janë për to shumë më të leverdisshme në shfrytëzim se sa teknika analogjike ushtarake e prodhuar në SHBA-s apo në Botën e Vjetër (Europë). Me qëllim që të krijojë sistemin e vet të mbrojtjes kundërajrore dhe antiraketore Athinës i duhej sistemi raketor zenit me rreze të largët veprimi i modelit C-300. Por blerjen nga ajo të këtij sistemi mund ta shihnin me sy të keq aleatët e Greqisë në NATO. Atëhere qeveria greke vendosi të veprojë me njëfarë dinakërie. Njerëzit e pasur i dhanë mjete financiare Qipros për blerjen e sistemeve C-300. Por kur kontrata u përfundua dhe për nënshkrimin e saj iu bë e ditur shtypit, atëhere plasi një potere e madhe në mjetet turke të informimit masiv. Ankaraja deklaroi se stacioni i radiolokacionit dhe sistemeve C-300 në ishullin Afrëdita do të pengojë fluturimet e aeroplanëve pasagjerë dhe ushtarakë të Turqisë në rajonin e Antalias turke. Bile dhe u kërcënua të pengojë me rrugë ushtarake mbërritjen e komplekseve në Qipro...Turqit i mbështetën në Uashington dhe atëhere Athinës iu desh të shpëtojë vëllezërit e vet dhe "ti strehojë" sistemet C-300 në territorin e vet. Një nga bashkëpunëtorët kryesorë shkencorë të Qendrës së sigurisë ndërkombëtare të Institutit të Ekonomisë botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare Vladimir Bjellousov shprehet mbi shkaqet që bënë të mundur bashkëpunimin ushtarak të Rusisë dhe Greqisë, e cila është vend anëtar i Aleancës VeriAtlantike: "Kjo në shumë gjera përcaktohet nga veprimet e disa shteteve të NATO-s, në veçanti, SHBA-s ndaj objekteve të dislokimit të sistemeve antiraketore tashmë në territorin e Rumanisë, e cila ndodhet në parim jo larg Greqisë. Gjë kjo, që sigurisht, ndikon në ndryshimin e raportit të forcave në rajon. Prandaj Rusia, duke ruajtur parimin e ekuilibrit të forcave, mund ti dalë përpara Greqisë dhe ti japë asaj një mbështetje të tillë tekniko-ushtarake", tha  Vladimir Bjellousov. Tani i gjithë sistemi i Mbrojtjes Antiraket i Greqisë mbështetet ekskluzivisht në teknikën luftarake ruse. Dhe kur në Bruksel thonë, se ajo nuk përkon me kriteret e NATO-s përkatësisht parametrave teknikë, përvoja e Greqisë tregon fare qartë, se atje, duke u shprehur butë këtu, veprojnë me dinakëri.