Shkarko audiofailin

 


Kosova kremton të mërkurën 2 vjetorin e pavarësisë së vetëshpallur nga Serbia. Pavarësisht nga fakti, se më tepër se 60 vende e njohën tashmë Prishtinën, për shumicën e anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar legjitimiteti i sovranitetit të Kosovës vazhdon të mbetet deri tani nën pikëpyetje. SHBA-s, Britania e Madhe, Gjermania dhe Francës ishin të parat që e njohën pavarësinë e Kosovës, gjë kjo që, në fakt, nuk të habit aspak. Sepse pikërisht Uashingtoni dhe Brukseli ishin inspiruesit e "planit famëkeq të Ahtisaarit", që shkëputi një copë nga "kulaçi Ballkanik". Në të njëjtën kohë këto vende morrën mbi vete detyrimet për garantimin e sigurisë dhe rimëkëmbjen ekonomike të krahinës. Ithtarët e pavarësisë së Kosovës në kohën e vet konfirmonin, se pas kësaj në Kosovë do të derdheshin lumë investimet dhe se për provincën e prapambetur do të çeleshin perspektivat e integrimit në Bashkimit Europian. Por, me sa duket nga të gjitha, begatia, lulëzimi i shpejtë nuk e pret në një kohë të afërt Kosovën. Por edhe struktura e saj politike, duhet thënë, se lë shumë për të dëshiruar, deklaroi në intervistën dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" eksperti i Institutit të Europës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Pavell Kandel: "Ideja mbi funksionimin e shtetit multinacional demokratik të Kosovës, në të cilin edhe serbët, edhe shqiptarët do të jetojnë në paqe e mirëkuptim midis tyre, duke u shprehur butë këtu, po realizohet me shumë vështirësi në jetë. Së pari, veriu i Kosovës i populluar kryesisht nga serbët, praktikisht, ndodhet jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare. Së dyti, një numër i madh serbësh, rreth 200 mijë veta, nuk arritën dot të kthehen në vatrat e veta në Kosovë. Dhe, më e rëndësishmja, është ajo, se shteti i ri po ndeshet me po ato probleme nga të cilat Kosova ka vuajtur gjatë shumë dhjetëvjeçarëve me radhë. Këtu mund të përmendim: mbipopullimin dhe mungesën e vendeve të punës, gjëra këto që shkaktojnë vazhdimisht tension social. Ruheshin shpresat se pavarësia e Kosovës do të çojë në vërshimin aktiv të investimeve të huaja. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Shkaqet e kësaj janë niveli jashtëzakonisht i ulët i arsimimit dhe kualifikimit profesional të popullsisë së vendit. Me një fjalë, ndër problemet më kryesore të Kosovës mbetet, ndër të tjera, edhe migracioni. Gjatë kësaj vala e tensionit social mund të përfshijë, në veçanti, Maqedoninë fqinje" tha Pavel Kandel. Përfundimet e "pavarësisë" kosovare tani për tani nuk janë aspak ngushëlluese dhe përkuese me parashikimet e deklaruara. Perëndimi, duke u marrë si shumë me Prishtinën, fitoi një "fëmijë problematik". Në këtë krahinë serbe po lulëzon kriminaliteti, po zhvillohet lufta e ashpër për pushtet midis klaneve shqiptare kosovare. Në të njëjtën kohë në arenën ndërkombëtare Kosova përpiqet të provojë të drejtën e vet për sovranitet. Dhe jo në ndonjë vend dokudo, por në vetë Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së. Dëgjimet në lidhje me këtë çështje filluan që në dhjetor të vitit të kaluar. Duhet thënë, se përfaqësuesit e Prishtinës janë quajtur në dokumentet gjyqësore "autorë të deklaratës së njëanshme mbi pavarësinë". Presidenti i Serbisë Boris Tadiç mendon, se përfundim i procesit gjyqësor të Hagës do të bëhet rifillim i negociatave mbi përcaktimin e statusit të krahinës. Kurse këto ditë ai deklaroi, se pa pëlqimin e Beogradit Kosova nuk mund të bashkohet kurrë me OKB-në, dhe për këtë arsye nuk mund të bëhet as shtet me të vërtetë i pavarur. Kështu që njohja e Kosovës nga ana e 65 shteteve prej të 192 vendeve që hyjnë në radhët e OKB-së, nuk është aspak pikë e vënë në këtë histori. Pikën, por ndoshta bile dhe tri pikat (pikat e heshtjes) të radhës do të përpiqet ti verë Gjykata Ndërkombëtare me vendimin e vet, i cili pritet të merret në fund të shkurtit.