Shkarko audiofailin

 


10 marrëveshje mbi bashkëpunimin midis tyre nënshkruan Moska dhe Suhumi. Ndër to mund të përmendet edhe marrëveshja mbi krijimin e bazës së përbashkët ushtarake në territorin e Abkhazisë. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua pas negociatave të presidentëve të të dy vendeve. Marrëveshjet e arritura kanë të bëjnë me sferën e transportit, me kërkimin detar dhe me anë të avionëve si dhe operacionet shpëtuese në Detin e Zi, me luftën kundër migracionit klandestin. Vendet do të bashkëpunojnë edhe në çështjen e parandalimit dhe likuidimit të pasojave të situatave emergjente, në mbrojtjen e mjedisit rrethues. Duke komentuar në konferencën për shtyp rëndësinë, domethënien e marrëveshjeve të nënshkruara, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i vlerësoi mjaft lart ato: "Kjo mund të quhet me të vërtetë një erë e re në zhvillimin e marrëdhënieve abkhaziano-ruse. Dokumentet e nënshkruara pasqyrojnë praktikisht të gjitha drejtimet e bashkëpunimit tonë. Unë shpresoj shumë, se zhvillimi i lidhjeve ekonomike midis vendeve tona mbi bazë të këtyre dokumenteve do të bëhet akoma dhe më intensiv", tha Dimitri Medvediev. Marrëveshja ruso-abkhaziane mbi krijimin e bazës së përbashkët ushtarake është përfunduar për një afat 49 vjeçar me parashikimin e mundësisë së zgjatjes automatike të veprimit të saj me periudha 15 vjeçare. Dokumenti reglamenton rregullin e shfrytëzimit të bazës së bashku me forcat e armatosura të Abkhazisë për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurimit të republikës, duke përfshirë edhe kundërveprimin ndaj formacioneve terroriste ndërkombëtare. Dokumenti përcakton gjithashtu edhe statusin e efektivit, personelit të forcave ushtarake dhe anëtarëve të familjeve të tyre, rregullin e funksionimit të bazës, kushtet e shfrytëzimit të parcelave tokësore. Në to do të vendosen 1700 veta. Rëndësinë strategjike të bazës së ardhshme e vlerësoi mjaft lart Drejtuesi i Institutit të analizës politike dhe ushtarake Anatoli Ciganok: "Për Rusinë kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për shumë arsye, para së gjithash për arsye politike. Ne jemi të interesuar që vendi luajal, besnik ndaj Rusisë të ndodhet në kufijtë tanë detarë jugorë. Është mjaft i qenësishëm edhe vetë fakti, se presupozohet bazimi i pjesshëm i Flotës së Detit të Zi në Oçamçir. Dhe e treta, aerodromi që ndodhet atje krijon mundësinë e mrekullueshme për uljen e bombarduesve nga dy drejtime, thotë Anatoli Ciganok. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Sergei Bagapshin Dimitri Medvediev kujtoi, se marrëdhëniet ruso-abkhaziane dhe ruso-gjeorgjiane kanë një histori shumëshekullore. Rusia ka ruajtur dhe do të vazhdojë të ruajë gjithmonë ndjenjat më të ngrohta e më miqësore ndaj popullit gjeorgjian. Bile as ai konflikti i rëndë që ndodhi në verë të vitit 2008 nuk do të mund ti prishë si përfundim këto marrëdhënie. Në të njëjtën kohë, sipas fjalëve të Dimitri Medvedievit, me Presidentin aktualisht veprues të Gjeorgjisë ai personalisht nuk do të ketë asnjëherë punë. Mihaill Saakashvili për Federatën Ruse është persona non grata, theksoi Dimitri Medvediev.