Shkarko audiofailin


0  Analistët rusë janë tepër të kujdesshëm me supozimet e tyre përsa i përket vektorit të zhvillimit të Ukrainës gjatë drejtimit të Presidentit të sapo zgjedhur Viktor Janukoviç.

Cilat tendenca në shoqërinë ukrainase përcaktuan zgjedhjen e tij si Kryetar të shtetit?

0 Ja se çfarë mendimi shpreh Presidentja e Fondit të perspektivës historike, doktorja e shkencave Natalia Naroçnickaja: "Zgjedhjet janë falimentim i konceptit "portokalli", i cili sidomos tek të rinjtë që në fillim ngjalli kaq shumë shpresa. Si rezultat, premtimet e bëra nga pushteti portokalli nuk u mbajtën. Vendi u zhyt në një kaos të vërtetë: skandalet politike, korrupsioni, kriza ekonomike. Në fakt, synimi i deklaruar për ndryshimet në vend mbeti vetëm në fjalë, ai nuk u arrit dot të realizohej në jetë. Veprimet e pamendurara mirë të cilat nuk përputhen me interesat e Ukrainës të pushtetit të lartë, konflikti i "gazit" me Rusinë, hapat demonstrative për rishkruarjen e historisë, ndër të tjera dhe dhënia këlyshit të fashistëve Stepan Bandera-s të titullit Hero i Ukrainës nuk sollën dividendë politikë, shkaktuan një çoroditje në mjedisin e intelektualëve, rrëzuan autoritetin e vendit në arenën ndërkombëtare. Votimi në zgjedhje pasqyroi zhgënjimin e thellë të pjesës më të madhe të shoqërisë në lidhje me idealet e përmendura 6 vite më parë në Majdan. Megjithëse, persona, të cilët besojnë në to, gjithashtu kanë mbetur jo pak dhe jo vetëm në Galici, domethënë, në Perëndim të Ukrainës. Të konsolidosh një shoqëri të tillë, të meritosh besnikërinë e atyre, të cilët nuk e dhanë votën e vet për ty, nuk është aspak e thjeshtë. Por Viktor Janukoviç nuk ka rrugëdalje tjetër. Atij do ti duhet arti politik virtuoz". 

Sipas mendimit tuaj a e zotëron ai një gjë të tillë?

0 "Në të vërtetë Janukoviç është një politikan me shumë eksperiencë. Ai demonstroi urtësi, mençuri dhe u pajtua me atë shpërndarje të forcave politike, e cila u bë baza e "revolucionit portokalli". Ai ka eksperiencë, nuhatje politike. Dhe a e dini, ashtu, thjesht pa kurrfarë përpjekjesh nuk mund të bëhesh "Janukoviç..."

Por si mund të arrihet konsolidimi i vendit, i cili faktikisht është i copëtuar përgjysëm përsa i përket pikëpamjeve ideologjike? Disa, duke u shprehur në mënyrë të figurshme e mbajnë kokën të kthyer nga Lindja, kurse të tjerët nga Perëndimi. Dhe çfarë politike duhet të ndjekë në këtë situatë pushteti i lartë?

0 "Gjëja më e urtë dhe më e mirëmenduar për politikanët ukrainas, aktualisht, është zhvillimi i politikës shumëvektorëshe, duke ruajtur gjatë kësaj marrëdhënie të mira me të gjithë. Po shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur: në qoftë se Ukraina dëshiron të mbetet një vend industrial, dhe në hapësirën postsovjetike ajo është vendi i vetëm, i cili gëzon këtë status, me kompleksin e saj industrialo-ushtarak, industrinë e aviacionit, atë kozmike, shkencore, atëherë rruga e vetme mbetet zhvillimi i marrëdhënieve me ndërmarrjet partnere në Rusi. Përndryshe, do të ndodhë margjinalizimi ortekor i ekonomisë. Duke gjykuar nga intervista që Viktor Janukoviç dha për televizionin rus, ai e kupton shumë mirë situatën në tërësi, prandaj dhe ka ndër mend të lëmojë të gjitha këndet e mprehta në marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit. Në intervistë u fol edhe për statusin e gjuhës ruse dhe të Flotës së Detit të Zi, për NATO dhe BE, në të cilat siç është deklaruar tashmë Ukraina nuk nxiton të anëtarësohet. Dhe në fakt, kush po e fton Ukrainën, dua të theksoj ... se BE mund të thuhet se po merr tatëpjetën. Kriza demonstroi se sa më shumënivelësh të jetë arsimi aq më pak efektiv rezulton ai. Këtu me një mundim të stërmadh po "bluajnë" pranimin e vendeve të Europës Lindore: karkasi i tejlavdëruar ekonomik nuk po e përballon dot këtë barrë. Ne vërejmë tentativat për vendojsen në kuadrin e BE të kufizimeve në ofrimin e vendeve të punës emigrantëve... Europës së Bashkuar, thjesht, do ti mbetet në grykë Ukraina 53 milionë banorëshe, ekonomia e së cilës ndodhet në buzë të kolapsit. Përsa i përket perspektivave të anëtarësimit të saj në NATO, ato janë shumë reale, mendon Natalia Naroçnickaja...

Presidenti i zgjedhur i Ukrainës Viktor Janukoviç deklaroi në mënyrë të njëkuptimshme: se ai nuk ka ndërmend ta çojë vendin e vet në NATO. Dhe bile në qoftë se do të shtrohet për diskutim një çështje e tillë, atëhere atë duhet ta zgjidhë vetë populli me referendum. Nga këto deklarata do të dukej sikur çështja në fjalë është e mbyllur? Por ... "Bashkimi i Ukrainës me NATO-n është shumë më real se sa anëtarësimi i saj në Bashkimin Europian", - mendon Presidentja e Fondit të perspektivës historike Natalia Noroçnickaja. Megjithëse nga një hap i tillë, sipas mendimit të saj, Ukraina do të ketë vetëm humbje..."E gjithë dobia e hyrjes së Ukrainës në radhët e NATO-s mund të matet, sipas pikëpamjes sime, vetëm me një rrethanë-mundësinë e hyrjes së Flotës anglo-franceze në Detin e Zi dhe të zgjidhjes atje të problemeve që Perëndimi pat shtruar përpara vetes që gjatë kohës së luftës së Krimesë. Unë kam parashikuar që prej kohësh: derusifikimi i dhunshëm i popullsisë së Krimesë, lidhja e shpresave me ndihmat nga ana e Perëndimit janë rrugë për në askund. Perëndimi, ndoshta, do ti japë ndihmë tartarëve të Krimesë për të arritur qëllimet e tyre. Por kjo gjë mund të paguhet me çmimin  e shtrenjtë të variantit kosovar për gadishullin e Krimesë. Qoftë kjo edhe pas 5 apo 10 vjetësh. Unë jo shumë kohë më parë pata një bisedë të gjatë me përfaqësuesin e pakicës së tartarëve të Krimesë. "Nga juridiksioni i Rusisë, - tha ai, - Krimeja nuk do të dalë dot asnjëherë, ndërsa nga ai i Ukrainës pa kurrëfarë problemi, në çdo moment". Duhet marrë parasysh edhe një variant i tillë plotësisht real i zhvillimit të ngjarjeve, në qoftë se Ukraina do të ndodhet një ditë të bukur në radhët e Aleancës, gjë kjo që, duhet thënë, është  plotësisht e mundur. Por unë, personalisht, nuk shoh kurrëfarë plusesh në këtë anëtarësim për Ukrainën. Përveç se një gjëje-për inat të Rusisë, për ti hapur punë e për ta bezdisur atë bile dhe në kundërshtim me interesat vetiake kombëtare. Tendenca e prirje të tilla, siç dihet, kanë vend tashmë në Ukrainë. Lind në këtë rast natyrshëm pyetja: A do të arrijë dot vallë Viktor Janukoviç ta çrrënjosë këtë anakronizëm? "Ukraina është një shtet i madh me 50 milionë e ca banorë dhe me një kryeqytet fantastik, ku gjithçka merr frymë histori. Ukraina disponon një potencial të fuqishëm intelektual shkencor. Unë vazhdoj të mbetem në pritje të asaj, se kur do të çlirohet ajo më në fund nga kompleksi i "vëllait të vogël" - trashëgimia e të kaluarës sonë të përbashkët. Asaj nuk i duhet absolutisht të provojë vazhdimisht mëvetësinë e saj, të veçohet në mënyrë të ethshme nga Rusia, gjë kjo që nuk bën gjë tjetër veçse e ul prestigjin e këtij vendi të madh. Po, vërtet, ne jemi të afërt historikisht, etnikisht, shpirtërisht dhe, duhet thënë, bile si shumë të afërt. Ndërsa midis njerëzve të afërt në mënyrë të pashmangshme dhe të natyrshme ndodhin grindje dhe pajtime...Por një gjë nuk duhet harruar kurrë gjatë kësaj: ne jemi dy degë të një rrënje të fuqishme. Dhe në Europë Ukraina po shkon jo si nuse pa pajë shpirtërore. Ne me ukrainasit nuk duhet të konfliktojmë, por të konkurrojmë, jo të konfrontohemi, por të krahasojmë. Mua më duket se me ardhjen e Viktor Janukoviçit në postin më të lartë shtetëror marrëdhëniet ruso-ukrainase do të harmonizohen. Të gjitha problemet sipërfaqësore do të zhduken dhe do të mbeten gjërat më thelbësore... Meqë ra fjala për stimulimin e frymës së konkurrencës. Si mendoni Ju a do të lejojë Janukoviçi hyrjen e kapitalit rus në Ukrainë? "Unë mendoj, se atje do të ketë një konkurrencë të mirë. Në Ukrainë ekziston elita e vet ekonomike, e cila vëzhgon me rreptësi respektimin e interesave vetiake. Unë, në përgjithësi, shpresoj shumë se ajo do ti hapë dyert kapitalit të huaj dhe se për kapitalin rus atje nuk do të krijohen barriera artificiale. Puna nga pozita dhe kushte të barabarta do të jetë gjë fort e mirë, e frytshme..." Në këtë mënyrë e parashikon zhvillimin e Ukrainës dhe perspektivat e marrëdhënieve ruso-ukrainase gjatë kohës së drejtimit të presidentit të ri Viktor Janukoviç politologia e njohur Natalia Naroçnickaja. Po ju a jeni dakort me to, të nderuar vizitorë të site tonë? Ju ftojmë në diskutime në site-n dhe OnAir-in e radiokompanisë "Zëri i Rusisë".