Kanë kaluar tashmë disa ditë që nga fillimi i Lojrave Olimpike, kurse në arkën e skuadrës përfaqësuese ruse rezulton gjithsej vetëm një medalje bronzi. Ata, me të cilët ishin lidhura të gjitha shpresat, nuk i justifikuan pritjet tona. Por mossuksesi i disa sportistëve nuk duhet të ushtrojë presion psikologjik mbi shokët e tyre të skuadrës përfaqësuese, shprehet e bindur patinatorja e famshme ruse, tre herë kampione olimpike Irina Rodnina. Korrespondenti special i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Andrei Ballahnin bisedoi me sportistët rusë, pjesëmarrës të Olimpiadës, dhe u bind se dëshpërim në radhët e përfaqësueses kombëtare në përgjithësi nuk ka: "Pavarësisht, nga, siç do të dukej në vështrim të parë, zhgënjimet e tre ditëve të fillimit - u fitua një medalje bronzi- sportistët shprehen se do të vijë edhe koha e tyre. Unë jam mëse e sigurt, se rusët do të fitojnë një numër të mjaftueshëm medaljesh me qëllim që të zënë një vend të denjë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Prandaj ne, tifozëve, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bëjmë pak durim dhe të besojmë tek sportistët tanë, ti ndihmojmë ata. Sepse ata presin nga sportdashësit  emocione pozitive dhe unë mendoj, se ato do të arrijnë deri tek ata bile edhe nga Rusia. Atyre u përçohen në distancë dhe ata i ndjejnë valët e këtyre emocioneve", u shpreh Andrei Ballahnin. Atleti i vrapimit me patina Ivan Skobrev, i cili tani për tani mbetet i vetmi që të mund ti sjellë skuadrës përfaqësuese të Rusisë medalje, thotë se komunikoi me Ministrin e sportit Vitali Mutko dhe se ai është shumë i hidhëruar nga situata e krijuar, por shpreson megjithatë "se sportistët po bëjnë gjithçka të mundur me qëllim që të fitojnë për vendin metalin e shtrenjtë-arin". Skiatori Albert Demçenko, i cili në vigjilje nuk "arriti" për tre të qindat e sekondës të fitonte medaljen e bronzit dhe u rendit i katërti në disiplinën e vet, u rekomandoi atyre që do të duhet të zhvillojnë ende luftën sportive, të ruajnë qetësinë dhe frymën e fortë. "Nuk e di se përse provoj një parandjenjë të tillë, sikur nesër do të arrihet diçka", tha Albert Demçenko.