Shkarko audiofailin

 


Në Rusi po përgatitet programi federal për shpëtimin e panterës së dëborës. Në Altai, ku banojnë rreth 50 mace të tilla të lartësive malore, tashmë vepron programi rajonal i mbrojtjes së tyre. Kjo kafshë me shtat të mrekullueshëm, forma ideale, mjaft elegante nuk quhet më kot panterë dëbore. Ajo jeton lart në male, ku dëbora nuk shkrin bile as edhe në periudhën e verës. Prandaj dhe gëzofi i saj ka ngjyrë të bardhë në gri, me nuancë të tymtë e me rrathë njollash të errëta. Pantera e dëborës, e cila jo rrallëherë quhet edhe irbis, kërcen në mënyrë të habitshme: hedhja, kërcimi i saj arrin 10 metra në gjatësi dhe 3 metra në lartësi. Dhe asnjë kafshë tjetër grabitqare nuk mund të mburret me një bisht të tillë të gjatë e pusharak si kjo panterë! Netët në male janë shumë të ftohta dhe femra e irbisit i mbulon këlyshët e saj me këtë bisht pushrak si me një batanie të ngrohtë me pupla. Për nga pamja e jashtme dhe huqet e veset e veta irbis ngjason me macet e mëdha, veçanërisht me leopardin, por kerrnjon si mace e zakonshme, thotë Drejtori i Rezervatit Biosferik të Altait Igor Kallmikov: "Po ç'gjëra interesante vihen re në sjelljen e panterës së dëborës?- pyesni ju. Ajo di të maskohet me shumë zotësi, është gjahtare e mrekullueshme. Si rregull, njerëzit rrallëherë mund ta shohin atë, sepse irbisi është jashtëzakonisht i kujdesshëm, përpiqet të mos bjerë në sy. Pantera e dëborës, kryesisht, banon në Azi. Në vende të tilla si Rusia, Kina, Mongolia, Kirgizia dhe Kazakistani. Irbisi ndodhet nën rrezikun kërcënues të zhdukjes së plotë. Sipas të dhënave të Librit të Kuq, në të cilin kanë hyrë të gjitha llojet e kafshëve që janë në zhdukje e sipër, tani në gjithë planetin jetojnë më pak se 6 mijë pantera dëbore, kurse në territorin e Rusisë rreth 150 të tilla. Në krahinën e Altait programi i mbrojtjes së kësaj kafshe fort të rrallë është përpunuar nga Asociacioni i rezervateve dhe parqeve kombëtare të rajonit Altaisko-Sajansk me mbështetjen e Fondit Botëror të natyrës së egër dhe Fondit Ekologjik Global, thotë Igor Kallmikov: "Në këtë program parashikohet monitorimi, pra, vëzhgimi i numrit të popullatës së panterës së dëborës, evidentimi i vendit të banimit të saj, i rreziqeve kërcënuese për të si dhe marrja e masave për mbrojtjen e veçantë të këtij lloji. Do të përcaktohen gjithashtu ndofarë vendesh të reja, të cilat duhet të merren nën mbrojtje të përforcuar. Meqenëse ushtrimi i presionit nga ana e njeriut mbi natyrën, ç'është për të ardhur keq, po vjen vetëm duke u rritur dhe vende banimi për kafshët e egra po mbeten gjithnjë e më pak në planet", thotë Igor Kallmikov. Gjyetia e panterës së dëborës është e ndaluar gjithkund. Por gëzofi i kësaj kafshe të rrallë në tregun e zi kushton deri në 60 mijë dollarë. Me qëllim që të mbrohet pantera e dëborës nga zhdukja aktualisht po bashkojnë përpjekjet e veta autoritetet shtetërore dhe vendore, shkencëtarët, bashkëpunëtorët e rezervateve dhe entuziastët, të cilët nuk mund të qendrojnë indiferentë ndaj fatit të kafshëve të rralla në zhdukje e sipër. Duhet thënë se 40 vjet më parë numri i panterave të dëborës në gjithë botën mezi arrinte shiftën 1000.