Shkarko audiofailin

 


Më 17 shkurt mbushen plot 2 vjet që nga momenti i miratimit prej Asamblesë së Kosovës të deklaratës mbi shpalljen e pavarësinë së kësaj krahine serbe nga Serbia. Në qendrën administrative të saj në qytetin Prishtinë është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve festive të rastit, kurse Ministri kosovar i punëve të jashtme Skënder Hyseni njoftoi, se kabineti u dërgoi tashmë letra të gjitha vendeve-anëtare të OKB-së të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën. Kjo letër përmban thirrjen për ta bërë sa më shpejt këtë gjë. Sipas fjalëve të zotit Skënder Hyseni, bota duhet ti "njohë rezultatet e arritura gjatë 2 viteve të para të pavarësisë si dhe të pranojë ndikimin pozitiv të saj në zhvillimin e situatës në rajon". Por vëzhguesi ynë, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov nuk nxiton aspak ti jepet këtij humori festiv jubilar. Pavarësinë e shtetit të vetëshpallur të Kosovës në fillim të javës në vijim e njohën 65 vende-anëtare të OKB-së nga 192 që janë gjithsej. Po si mendoni ju: janë pak apo shumë ato? Duke marrë parasysh presionin e paprecedentshëm që kanë ushtruar dhe vazhdojnë të ushtrojnë mbi kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës SHBA-s dhe udhëheqja e NATO-s dhe Bashkimit Europian, rezultatet e arritura është vështirë të quhen impresionuese. Dhe puna nuk qendron aspak në vetë faktin, se bile edhe BE që mburret me unitetin e radhëve të veta deri tani nuk ka arritur të kapërcejë opozitën ndaj pavarësisë së Kosovës në gjirin e vet. Pjesa më e madhe e "njohjeve" - 35 - i ra periudhës shkurt-mars të vitit 2008. Në muajt pasues "proseci i njohjes" vijoi me një shpejtësi jo aq të madhe siç shpresonin në Prishtinë. Kurse vendimi i marrë në tetor të vitit 2008 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për ta kaluar çështjen e legjitimitetit të pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së, e la të "varur përfundimisht në ajër" problemin në fjalë. Liderët e Kosovës dhe vendeve të Perëndimit po vazhdojnë të konfirmojnë, se pavarësia e krahinës nga Serbia do të forcojë stabilitetin në Ballkan- thekson në bisedën e vet me "Zërin e Rusisë" ekspertja e Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Maria Proskurnina dhe vazhdon më tej si vijon: "Por mua më duket se gjithçka që po ndodh atje tani dhe në mbarë këtë rajon është kthim mbrapa, në periudhën e fundit të shekullit të XIX-fillimit të atij të XX, thotë Elena Proskurnina. - sepse sërish, si dhe atëhere, ndërtimi shtetëror i vendeve ballkanike, kufijtë e tyre dhe bile ruajtja e identitetit të këtyre popujve po bëhen pengje të fuqive të mëdha dhe ndarjes së forcave gjeopolitike. Ndërsa kjo nuk parashikon asgjë të mirë as për vetë Kosovën, as për Serbinë dhe as për fqinjët e tyre në rajon. Në mënyrë mjaft të theksuar është acaruar situata e brendshme politike në vetë Kosovë, kurse mbi kokat e serbëve që jetojnë në rajonet veriore të krahinës u nder rreziku real i operacionit ushtarak", tha Elena Proskurnina. Këto 2 vitet e fundit u shënuan në historinë e Kosovës jo vetëm nga thellimi i qorrsokakut ligjoro-ndërkombëtar dhe tentativat e kota për integrimin në strukturat ndërkombëtare të tipit të OKB-së, BE dhe OSBE-së. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kreu i Misionit të BE në Kosovë Pieter Feith tashmë raportuan mbi përpunimin e planit për likuidimin e organeve serbe të vetadministrimit lokal me qendër në qytetin Mitrovicë të Kosovës. Plani në fjalë destinohet jo vetëm për shtypjen përfundimtare të rezistencës serbe, por dhe për forcimin e pozitave të koalicionit aktualisht drejtues në Kosovën, i cili po vazhdon të tronditet pa pushim nga skandalet dhe që i nënshtrohet vazhdimisht kritikës nga ana e opozitës radikale. Sindromi i "luftës së vogël triumfatore" është ngulitur fort thellë në mendjet e radikalëve dhe ekstremistëve jo vetëm në Ballkan, por edhe në rajonet e tjera të hapësirës euroaziatike. Ndërsa kjo do të thotë, se hyrja e vitit të tretë të pavarësisë së Kosovës nuk i premton aspak stabilitet Europës, konkludon vëzhguesi Pjotër Iskenderov.