0Bashkimi Europian i rekomandon Greqisë forcimin e programit antikrizë, i cili parashikon përmirësimin e mbledhjes së taksave, shkurtimin e pagave të buxhetorëve, tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin e reformave strukturore. Mbi bazë të planeve të BE, këtë vit Athina duhet të minimizojë defiçitin e buxhetit nga 12.7% deri në 8.7%. Athina nga ana e vet deklaron, se është e gatshme të përballojë krizën me forcat e veta, por Bashkimi Europian duhet të disponojë një mekanizëm konkret të shpëtimit të vendeve të mbytura në borxhe.