0Rusia shpreson shumë se Teherani do të pranojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) në lidhje me pasurimin e uraniumit për reaktorin kërkimoro-shkencor iranian, deklaroi Kreu i MPJ së Federatës Ruse Sergei Lavrov. Ministri kujtoi, se ANEA i propozoi Iranit të realizojë zëvendësimin e lëndës djegëse të nevojshme për reaktorin kërkimoro-shkencor iranian nën garancitë e Rusisë dhe Francës. "Ky propozim vazhdon të mbetet në fuqi dhe ne shpresojme shumë se Irani do ta pranojë atë", theksoi Sergei Lavrov.