0Greqia është e interesuar për ndërtimin sa më të shpejtë të naftësjellësit Burgas-Aleksandrupolis dhe gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"), deklaroi për Agjencinë ITAR-TASS Kryeministri i Greqisë Georgios Panandreou. Punimet përgatitore për naftësjellësin mund të përfundojnë brenda gjashtë muajve, pas të cilave do të mund të fillojë ndërtimi, deklaroi Kryeministri. Sipas fjalëve të tij, marrëveshjet për gazsjellësin "Rryma Jugore" gjithashtu mund të përfundohen së shpejti. Kompania e përbashkët greko-ruse do të marrë përsipër ndërtimin e sektorit greek të këtij itinerari.