0Propozimet e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në lidhje me arkitekturën e re të sigurimit në Europë shprehin domosdoshmërinë e një kundërveprimi më efektiv ndaj rreziqeve kërcënuese në hapësirën euroatlantike, deklaroi Kryeministri i Greqisë Georgios Panandreou në intervistën e vet dhënë për Agjencinë ITAR-TASS në vigjilje të vizitës së vet të punës në Moskë. Sipas fjalëve të tij, çdo lloj kontributi, i cili synon përmirësimin e sistemit veprues të sigurimit europian, është shumë i rëndësishëm, veçanërisht kur ai ka të bëjë me një vend të tillë si Rusia.