Irani mori nga Rusia, SHBA-s dhe Franca një propozim të ri në lidhje me shkëmbimin e lëndës djegëse bërthamore. Për këtë deklaroi Drejtuesi i Organizatës për energjinë atomike të Republikës Islamike të Iranit Ali Akbar Salehi. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, Salehi nuk zbërtheu, nuk bëri publik thelbin e propozimit që iu bë Iranit, duke vënë në dukje vetëm se ai ndodhet në stadin e shqyrtimit. Propozimi i ri iu bë Iranit pas asaj, kur javën e kaluar Teherani shpalli mbi fillimin e prodhimit të uraniumit deri në nivelin 20 % të pasurimit të tij. Më parë Irani pat deklaruar, se do të pezullojë pasurimin e uraniumit vetëm në qoftë se do të marrë garancitë e furnizimit të lëndës djegëse bërthamore nga jashtë shtetit për reaktorin studimor të Teheranit.