0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin e konsideron sistemin satelitor të novigacionit GLONASS plotësisht të aftë për konkurrencë dhe bën thirrje që ai të përfshihet në "fluturimet komerciale". Putinin e kënaq ai fakt, se "në këtë sferë Rusia e paraprin Europën". Konkurrentët europianë në orbitë kanë vetëm dy satelite, kurse Rusia ka 21të tillë dhe ata garantojnë ndërlidhjen novigatore në gjithë territorin e vendit. Putin e konsideron detyrë mbarëkombëtare vënien në shfrytëzim të sistemit GLONASS në nivel rajonal dhe bashkiak.