Shkarko audiofailin


Në Olimpiadën në Vankuver startuan garat në një nga llojet më spektakolarë dhe më me popullaritet të sportit-hokein në akull (me puck). Pavarësisht nga fakti, se ndeshjet e para janë vetëm, si i thonë fjalës, testim i terrenit përpara betejës, sepse fitorja apo disfata në to nuk mbyll ende dyert për në finale, sportistët duan megjithatë vetëm fitore. Pretendente kryesore për medalje tashmë që prej shumë vitesh vazhdojnë të mbeten 7 skuadra përfaqësuese. Këta janë të zotërit e shtëpisë së Lojrave Olimpike-kanadezët, si dhe hokeistët nga Rusia, SHBA-s, Finlanda, Suedia, Çekia dhe Sllovakia. Skuadra përfaqësuese e Rusisë mbërriti në Vankuver në rangun e fitueses 2 herë me radhë të Kampionatit Botëror, por megjithatë ky fakt nuk ia lehtëson aspak rrugën drejt fitores asaj. Turneu olimpik është një turne tejet i veçantë, i mbushur plot ngjarje të rëndësishme në jetën e çdo sportisti, sepse këtu nuk ka rivalë të dobët, në çdo ndeshje secili hokeist del në fushën e lojës, si i thonë fjalës, "për të luftuar deri në fund". Bile edhe ndeshja e parë me përfaqësuesen e Letonisë më 16 janar nuk premton të jetë e lehtë për rusët. Ja se ç'thotë portieri legjendar dhe kampioni olimpik Vlladisllav Tretiak në lidhje me këtë përpara mikrofonit të "Zërit të Rusisë": "Kundërshtarët tanë, letonezët, pra, po përgatiten tashmë që prej shumë kohën për ndeshjen me ne dhe luajnë prej shumë kohësh në një skuadër. Bile më tepër se kaq, në Vankuver tashmë u zhvilluan ndeshjet miqësore me ta. Për ta do të ishte lumturi e vërtetë të dilnin në akull në fushën e betejës kundër kampionëve botërorë. Atyre nuk u duhet më gjë tjetër, veçse të luajnë njëherë me kampionët e botës dhe ata tashmë pas kësaj do të jenë heronj", thotë Vlladisllav Tretiak. Traineri i rusëve Vjaçesllav Bikov, nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja ruse e hokeit ka dalë dy herë kampione e botës, beson në suksesin e lojtarëve të vet. "Hokeistët janë profesionistë të vërtetë. Ata e dinë fort mirë se si duhet të përgatiten. Kurse ne do të përpiqemi ta ngremë gjendjen e tyre emocionale dhe frymën e luftës sportive në nivelin e duhur me qëllim që të demonstrojnë një ndeshje të mirë, spektakolare. Nuk ka aspak rëndësi se disa nga hokeistët rusë luajnë në KHL, kurse disa të tjerë në NHL, këta janë lojtarë të përfaqësueses sonë, djemtë tanë rusë. Dhe atyre nuk do tu duhet të komunikojnë në gjuhë të ndryshme. Ata janë si një trup i vetëm", tha traineri i përfaqësueses ruse të hokeit Vjaçesllav Bikov.