Shkarko audiofailin

 


KQZ-ja e Ukrainës e shpalli të dielën zyrtarisht Liderin e Partisë së Rajoneve Viktor Janukoviç president të zgjedhur të Ukrainës. Shpalljen e fitores së Janukoviçit salla e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e priti me duartrokitje të stuhishme, kurse përfaqësuesit e rivales së tij-Kryeministres Julia Timoshenko-premtuan të kundërshtojnë, të apelojnë në gjyq protokollin e zgjedhjeve. Por, sipas mendimit të ekspertëve, pafrytshmëria, pakuptimshmëria e përpjekjeve të Julia Timoshenkos për të bllokuar përfundimet e zgjedhjeve u bë plotësisht evidente pas asaj kur Rusia, SHBA-s dhe Bashkimi Europian i dërguan telegramet e veta të urimit Viktor Janukoviçit me rastin e fitores së merituar. Përsa i përket fatit të Julia Timoshenkos, duhet thënë se Viktor Janukoviçi në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv rus përjashtoi çfarëdo lloj rrethanash gjatë të cilave ajo mund të mbetet në postin e kryeministres. "Unë jam mëse i bindur, se me punën e vet jo efektive 5 vjeçare në pushtet ajo nuk i la kurrfarë shansesh vetes për të zënë sërish postin e kryeminstres. - Po a keni përcaktuar Ju ndonjë kandidaturë për në këtë post? - pyet gazetari. - Po, e kam përcaktuar tashmë. Emrin e tij do ta bëj publik menjëherë pas inagurimit, - përgjigjet Viktor Janukoviç. - Po a keni ndërmend Ju të shpërndani parlamentin apo do të ndërtoni një koalicion të ri? - pyet gazetari. - Gjithçka do të varet nga procesi negociator. Në qoftë se parlamenti do të arrijë të konsolidohet, atëhere do të zhvillohen bisedime. Në qoftë se -jo, do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Në fakt, shumë vëzhgues mendojnë, se fituesit të zgjedhjeve do ti duhet megjithatë në këtë apo atë mënyrë të marrë parasysh pozitën e palës që humbi në zgjedhjet presidenciale. Ja se ç'thotë Drejtori i Qendrës ukrainase të studimeve politike Mihaill Pogrebinskij: "Në një perspektivë të afërt unë nuk vërej kurrfarë shansesh për bashkëpunim dhe, duhet thënë, pikërisht, me Julia Timoshenkon. Një pjesë e politikanëve të kampit të saj në këtë apo atë masë janë të gatshëm për bashkëpunim. Dhe, ndoshta, ekipi i Janukoviçit do të kërkojë mundësinë e arritjes së një bashkëpunimi të tillë. Ata nuk mund të mos kuptojnë, se është jashtëzakonisht e vështirë të drejtohet një vend i tillë si Ukraina, në të cilin gati 50% e popullsisë mban një qendrim aspak pozitiv ndaj presidentit të sapo zgjedhur. Unë mendoj se do të duhet njëfarë kohë për atë, që fituesi i zgjedhjeve të bindet se nuk do të mund të drejtojë dot i vetëm vendin. Sepse ai nuk ka shumicë parlamentare. Iniciimi i zgjedhjeve parlamentare të radhës është i mbarsur me rrezik, meqenëse nuk ekzistojnë kurrfarë garancish të asaj, se ai do të mund të sigurojë maxhorancën në përbërjen e re të parlamentit. Unë mendoj, se pavarësisht nga fakti se situata tani për tani duket sikur ka hyrë në qorrsokak të plotë, do të nevojitet megjithatë njëfarë kohe që palët të arrijnë të perceptojnë, se rrugëdalje tjetër përveç bashkëpunimit ato nuk kanë. Distanca fare e vogël midis rivalëve në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dëshmon qartë për atë, se Janukoviçit do ti duhet të gjejë pikërisht në parlament terrenin e duhur për bashkëpunim.