0Udhëheqja e lëvizjes palestineze HAMAS mendon, se "kuarteti" i ndërmjetësve ndërkombëtarë (OKB, BE, SHBA, Rusia) duhet të respektojë balancin në marrëdhëniet e veta si me palestinezët, ashtu dhe me Izraelin. Siç deklaroi kryetari i Byrosë politike të HAMAS, Haled Maashal "kuarteti" duhet të rishikojë pozitën e vet ndaj këtij rajoni. Sepse kurrfarë kushtesh nuk i imponohen Izraelit, atëherë edhe HAMAS-it ato nuk duhet ti imponohen. Haled Maashal doli për rolin akoma më aktiv të Rusisë në rregullimin paqësor të problemit në Lindjen e Mesme.