Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Ukrainës duhet ti rikthehen formateve fillestare, pra, miqësore dhe strategjike. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë gazetarëve televizive rusë Viktor Janukoviç, i cili fitoi në zgjedhjet presideciale të 7 shkurtit. Ai vuri në dukje, se kohët e fundit Moskës dhe Kievit iu grumbulluan një sasi e mjaftueshme pyetjesh ndaj njëri tjetrit, të cilat kërkojnë përgjigje urgjente. Në lidhje me shumë nga ato Viktor Janukoviç e ka formuluar tashmë pozitën e vet. Kështu që formati i marrëdhënieve të Ukrainës me NATO-n aktualisht është përcaktuar. "Nuk mendoj se në një kohë të afërt do të shtrohet për zgjidhje çështja që ka të bëjë me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Por kur të bëhet e domosdoshme një gjë e tillë, atëherë do të zgjidhet në referendumin mbarëukrainas", tha Viktor Janukoviç. Aktualisht, Ukrainën e kënaq plotësisht iniciativa e Presdientit të Rusisë Dimitri Medvediev, e cila ka të bëjë me konceptin e sigurisë kolektive europiane. Lideri i ri ukrainas ka ndër mend ti përmbahet këtij koncepti dhe të marrë pjesë në mënyrë aktive në përpunimin e mëtejshëm të tij. Përsa i përket marrëdhënie midis Rusisë dhe Ukrainës, ato duhet të jenë miqësore dhe pragmatike. Gjatë këtyre 5 viteve të fundit midis vendeve në fjalë pati shumë fërkime, një pjesë e të cilave u pasqyruan negativisht në interesat komerciale të Ukrainës. Viktor Janukoviç mendon, se gjatë viteve të fundit të zhvillimit të marrëdhënieve me Rusinë në sferën e gazit Ukraina vetëm ka humbur. "Pesë vite më parë unë propozova krijimin e konsorciumit, i cili mund të modernizonte sistemin ukrainas të transportit të gazit dhe të rriste qenësishëm vëllimin e pompimit të tij. Ingranimi i Rusisë në këtë proces, sigurisht, si dhe i vendeve-konsumatore europiane do të ishte më se i natyrshmëm. Por në vend të kësaj, ndodhën ngjarje si rezultat i të cilave filluan ndërtimet e gazsjellësve me anashkalim të territorit të Ukrainës. Si përfundim, vetëm në vitin 2009 Ukraina humbi mbi 25 milionë metra kub të transportit të gazit. Këto janë humbje mjaft të mëdha të të ardhurave të buxhetit", tha Viktor Janukoviç. Në lidhje me këtë, ai ka ndër mend të zhvillojë konsultime me Rusinë dhe partnerët europianë për përpunimin e strategjisë së funksionimit stabil të sistemit ukrainas të transportimit të gazit. Konsultime të hollësishme kërkon edhe çështja që ka të bëjë me qendrimin e Flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol pas vitit 2017 si edhe statusi i gjuhës ruse në Ukrainë, i cili aktualisht është poshtëruar në mënyrë të hapur. Ka mbetur shumë pak për të pritur zgjidhjen e problemeve të sipërpërmendura.Viktor Janukoviç premtoi, se do të fillojë zgjidhjen e tyre, menjëherë pas inagurimit të vet në postin e Presidentit.