65 vjet më parë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht më 13 shkurt trupat sovjetike çliruan kryeqytetin e Hungarisë-Budapest nga okupatorët fashistë. Po në këtë ditë të vitit 1945 aviacioni i aleatëve tanë-Britanisë së Madhe dhe SHBA-pa miratimin e palës sovjetike bombardoi Dresdenin gjerman. Në lidhje me shpjegimin e këtyre ngjarjeve nga studiuesit e rinj, shprehet Drejtori i Instituti të studimeve strategjike Leonid Reshetnikov. Ai tregon, se çlirimi i Budapestit është operacioni më i rëndësishëm gjatë etapës përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore. Rëndësi të veçantë hitlerianët i dhanë rajonit të naftës Nadkanixha në Budapest. Marrja e Budapestit, likuidimimi në betejen e përgjakshme të grupimit prej 190 mijë kundërshtarësh i siguruan daljen e sukseshme Ushtrisë së Kuqe në Austri dhe Gjermani. Por pikërisht në këtë ditë aviacioni i aleatëve anglo-amerikanë praktikisht shkatërroi plotësisht qytetin gjerman Dresden, i cili nuk ishte aspak ndonjë pikë strategjike. Por megjithatë qyteti u shkatërrua plotësisht  nga bombardimet ajrore. Të gjitha këto të çojnë në përsiatje të caktuara. Sepse, aktualisht, në Perëndim, në Europën Lindore dhe pikërisht në vetë Hungari, ndonëse edhe në Rusi shkruajnë, se trupat sovjetike çliruan Europën Lindore nga hitlerianët dhe bashkëpunëtorët e tyre, por menjëherë sollën një tjetër zgjedhë, zgjedhën komuniste. Ata që shkruajnë në këtë mënyrë sigurisht që dredhojnë dhe nuk thonë aspak të vërtetën. Sepse Bashkimi Sovjetik, gjatë çlirimit të Europës Lindore ndiqte si qëllim, në radhë të parë, detyrën e shpartallimit të Gjermanisë fashiste. E dyta, duke çliruar Europën Lindore nga fashizmi, udhëheqja sovjetike nuk ndoqi si pikësynim kopjimin e modelit komunist, por rekomandoi krijimin e shtetit demokratik popullor me ingranimin e partive fshatare, borgjeze dhe në asnjë mënyrë të partive të implikuara në bashkëpunim me fashistët... Por, pas fjalimit të vitit 1946 të Churchill në Fulton u bë mëse e qartë, se Perëndimi nuk mund të pajtohej dot me faktin se shumë vende mbetën nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe në këtë mënyrë filloi "shtrëngimi i mëtejshëm i vidave" në politikën ndërkombëtare.