0Koalicioni i forcave të armatosura të vendeve të NATO-s me mbështetjen e ushtrisë së Afganistanit filloi operacionin më të madh për këto 8 vitet e fundit të luftës kundër lëvizjes "Taleban" në provincën Hilmend, e cila konsiderohet si një nga pikat më kryesore të mbështetjes së talebanëve dhe qendër e prodhimit të opiumit. Qëllimi kryesor i këtij operacioni është shtypja e kësaj lëvizjeje dhe  krijimi i kushteve për marrjen e provincës nën kontroll nga autoritetet afgane. Mendohet se në zhvillimin e operacionit kundër talebanëve do të ingranohen rreth15 mijë ushtarakë.