0Në Vankuverin kanadez startuan Lojrat e XXI Olimpike Dimërore. Flamurin e Rusisë në këtë ceremoni e mbajti kapiteni i skuadrës përfaqësuese të hokeit Aleksei Morozov. Në ceremoninë e hapjes së tyre pjesëmarrësve iu drejtua Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jancques Rogge, i cili u bëri thirrje të gjithëve që të konkurrojnë në frymën e idealeve olimpike. Transmetimin e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës e ndoqën rreth 3 miliardë teleshikues. Në këto lojëra marrin pjesë sportistë nga 82 vende të botës. Ata do të rivalizojn për 86 komplete medaljesh në 15 lloje të ndryshme sportesh. Sot do të zhvillohen garat e skive për meshkuj, ato të disiplinës sportive short track, kërcimet nga tranpolina dhe patinazhi artistik në akull. Femrat do të konkurrojnë për medalje në biatlon dhe frestyle.