Në rezolutën e miratuar këto ditë në Bruksel, që ka të bëjë me vlerësimin e plotësimit nga Ankaraja të detyrimeve të veta në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Europian, parlamentarët theksuan, se qeveria e Turqisë duhet të krijojë një "klimë të pranueshme për negociata" me anë të rrugës së fillimit të largimit urgjent të trupave të veta nga pjesa veriore e Qipros. Me këtë problemi qipriot, i cili ekziston tashmë që prej momentit të okupacionit ushtarak të Turqisë në vitin 1974 të pjesës veriore të shtetit të republikës së Qipros,  po vjen duke u bërë gjithnjë e më problematik jo vetëm për Turqinë e Greqinë, por edhe për vetë Bashkimin Europian, i cili edhe pa këtë ka plot probleme e telashe në këtë rajon. Mjafton të kujtojmë në këtë rast Kosovën. Kësaj teme i kushtoi shënimet e veta vëzhguesi i radiokompanisë "Zëri i Rusisë"Nikollai Dovzhenko duke u referuar edhe tek mendimi i ekspertes. Autori shkruan: Në gjithë këtë histori të ndërlikuar nuk mund të mos vihet re një rrethanë tejet interesante, dhe pikërisht, se Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian venë në përdorim ndaj dy problemeve-atij qipriot dhe kosovar- të ngjashme për sa i përket një sërë parametrash, standartet e dyfishta. Të dyja këto probleme i bashkon, si të paktën, ajo rrethanë se në bazë të lindjes së tyre qendronte konflikti ndëretnik. Por në rastin me Kosovën BE mbështeti faktikisht në vitin 1999 aksionin ushtarak të NATO-s me në krye SHBA-s kundër Jugosllavisë, gjë kjo që çoi në ndarjen e Kosovës dhe Metohisë nga Jugosllavia në kundërshtim me të gjitha rezolutat e miratuara përkatësisht konfliktit në fjalë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Bile më tepër se kaq, kur me marrëveshjen e heshtur të SHBA-s dhe NATO-s u krijua në mënyrë të kundërligjshme në territorin e shkëputur nga Serbia shteti i ri me emrin Kosova, shumica dërrmuese e vendeve-anëtare të Bashkimit Europian e njohën me gatishmëri të madhe atë. "Përsa i përket problemit qipriot, duhet thënë, se atë e shfrytëzojnë tani që të mos lejojnë hyrjen e Turqisë në Bashkimin Europian. Këtë gjë jemi të detyruar ta konstatojmë pavarësisht nga fakti, se edhe formalisht, edhe në të vërtetë për nga thelbi i vet kërkesat që i paraqiten Turqisë duken plotësisht të drejta", mendon Elema Ponomariova, eksperte në sferën e politologjisë krahasuese. Vërtet, parlamenti Europian kërkoi nga Turqia largimin e trupave okupatore nga territori i Qipros dhe marrjen e masave konkrete për sigurimin e përfundimit të suksesshëm të negociatave që kanë të bëjnë me problemin qipriot. Gjatë kohës së zhvillimit të debateve përkatësisht rezolutës Ministri i punëve të jashtme të Spanjës bile deklaroi, se "Në qoftë se nuk do të ketë progres në këtë çështje, atëhere nuk mund të hapen kapituj të tjerë në procesin e negociatave". Sipas vlerësimit të ekspertes sonë, procesi i integrimit europian të Turqisë është i destinuar apriori për dështim pa zgjidhjen e problemit qipriot. Ndërsa kjo është një çështje fort e ndërlikuar... "Në parim, problemet ndëretnike, ndërkonfesionale në Jug të Europës janë të parapërcaktuara nga vetë historia. Zhvendosja dhe bashkëjetesa brinjë më brinjë e popujve të shumtë në numër, me  përkasi  të ndryshme etnike, në këtë rajon parapërcakton konfliktualitetin. Këtë e demonstroi më së miri në kohën e vet shembulli i Jugosllavisë si dhe Qipro e okupuar prej Turqisë. Ndërsa anëtarësimi i kësaj të fundit në BE kushtëzohet pikërisht me zgjidhjen e problemit të konfrontimit qipriot. Dhe në këtë, vërtet, është mëse evident qendrimi "i standarteve të dyfishta" nga ana e Brukselit. I gjithë parakoksi i situatës së krijuar konsiston në krijimin e 2 territoreve myslimane në këtë rajon - në Qipro dhe në Kosovë. Kurse tani Bashkimi Europian filloi ti shfaqë pretendime Turqisë. Në këtë rast të lind krejtësisht natyrshëm dëshira tu urosh nëpunësve europianë që të merren seriozisht me sqarimin e vendimeve të veta... Në fakt, nuk përjashtohet aspak edhe mundësia e asaj që Brukseli të ketë qëllimet e veta në Qipro, por mos ndoshta edhe protektorët e përtej oqeanit? Sepse Kosovën ata tashmë arritën të shndërrojnë në plasdarm ushtarake! ... Kështu që çështja që ka të bëjë me pranimin e Turqisë në Bashkimin Europian nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë", konkludon ekspertja Elena Ponomarjova.