Rusia i bëri thirrje eksportuesve kryesorë botërorë të gazit natyror për të forcuar koordinimin e pozitave në treg me qëllim që të mbrojnë në mënyrë më të suksesshme interesat e veta komerciale. Duke marrë fjalën në mbledhjen për problemet e zhvillimit të kompleksit rus energjetik dhe të lëndëve djegëse në Omsk, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev deklaroi mbi domosdoshmërinë e shndërrimit të Forumit të vendeve eksportuese të gazit në lider të tillë botëror, i cili në degën e vet të mos mbetet aspak mbrapa, përkatësisht rëndësisë së vet, rolit të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEK). Forumi i të vendeve eksportuese të gazit (FVEG) bashkon në radhët e veta 14 prodhuesit më të mëdhenj botërorë të gazit natyror. Ato kontrollojnë pothuajse gjysmën e gjithë nxjerrjes së gazit botëror, ndërsa rezervat totale të tyre i tejkalojnë 70% e atyre mbarëbotërore. Forumin shumë shpesh e quajnë "OPEK-u i gazit", megjithëse ai kurrë nuk është marrë me çështjet e kuotave të prodhimit të tij, ndryshe nga karteli i naftës. Forumi u themelua në vitin 2001 dhe gjatë gjithë këtyre viteve të fundit ka qenë i zënë me problemet e konstruktimit të vet organizativ. Në dhjetor të vitit 2009 në postin e ri të tij të Sekretarit të përgjithshëm u zgjodh rusi Leonid Bohanovskij. "Duhet avancuar më tej konsorciumi ynë i eksportuesve të gazit me qëllim që ai të zërë pozita prej lideri", tha Dimitri Medvediev në Omsk. Ja si e komentoi këtë deklaratë në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Udhëheqësi i Drejtorisë analitike të Fondit të sigurimit energjetik kombëtar Aleksandër Paseçnik: "Më 9 dhjetor të vitit 2009 Rusia arriti që Sekretar i parë i përgjithshëm i Forumit të bëhej përfaqësuesi i saj. Pjesëmarrësit e takimit në Dohë në mënyrë unanime miratuan kandidaturën e Nënpresidentit të Stroitransgaz-it" Leonid Bohanovskij në këtë post. Po ç'detyra shtrohen për zgjidhje tani përpara Forumit të vendeve eksportuese të gazit? Së pari, është i domosdoshëm kalimi tek parimi i ri i formimit të çmimeve. Duhet të distancohemi nga lidhja e çmimeve të gazit me çmimet e "shportës së naftës". Së dyti, duhet bërë ndarja e tregut midis prodhuesve kryesorë potenciale të gazit. Dhe, së fundi, nevojitet medoemos krijimi, sipas modelit të Agjencisë Energjetike Ndërkombëtare, i dikastereve alternative të cilët do të merren me vlerësimin e tregut të gazit. Domethënë, të bëjnë parashikimet e zhvillimit të tregut botëror të gazit, të kërkesës, të ofertës e kështu me radhë...Në lidhje me pikën e parë, pra, kalimin tek sistemi i ri i formimit të çmimeve, tashmë janë arritur suksese të caktuara. Vendet e Forumit u shprehën për formimin e pavarur të çmimeve të gazit nga ato të naftës. Pa asnjë dyshim, Forumi i vendeve eksportuese të gazit ka perspektiva dhe shumë të mëdha bile", tha Udhëheqësi i Drejtorisë analitike të Fondit të sigurimit energjetik kombëtar Aleksandër Paseçnik.