0 Uashingtoni do të zhvillojë negociata me Sofien për dislokimin në territorin e saj të elementeve të sistemit të Mbrojtjes Antiraket të SHBA. Për këtë deklaroi Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, duke saktësuar, se e mbështet këtë plan. Gjatë kësaj, ai vuri në dukje, se vendimi përfundimtar për këtë çështje do të varet nga pozita e parlamentit të vendit dhe BE. Kandidatet kryesore për dislokimin e elementëve tokësorë të sistemit të MAR janë Polonia dhe Çekia. Një javë më parë, për miratimin e dislokimit të raketave interceptore të MAR nga SHBA në territorin e Rumanisë, deklaroi Presidenti i vendit Traian Basescu.