0Diskutimi në detaje i planifikuar për strategjinë ekonomike të Bashkimit Europian (BE) deri në vitin 2020 në samitin e BE nuk u zhvillua, deklaroi Herman Ban Rompei. Kjo çështje si dhe krijimi i qeverisë ekonomike të BE u shty për diskutim në samitin e radhës të BE, i cili do të zhvillohet në mars. Sipas fjalëve të Ban Rompei, pjesën më të madhe të kohës së punës së samitit e zunë konsultimet për çështjen e stabilitetit të zonës së euros. Gjermania dhe Franca shprehën gatishmërinë për tu bërë lidere në kapërcimin e krizës në zonën e euros, duke vënë në dukje, se vendet e Bashkimit Europian mund ti japin ndihmë financiare Greqisë, sigurisht, në qoftë se Athina do ta kërkojë një gjë të tillë.