0SHBA, Britania e Madhe dhe Franca konfirmuan pjesëmarrjen e ushtarakëve të vet në paradën që do të zhvillohet në Sheshin e Kuq në Moskë me rastin e 65 vjetorit të Fitores, njoftoi Drejtori administrator i Presidentit të Rusisë Vladimir Kozhin. Rusia në paradë do të demonstrojë teknikën e re ushtarake. Sipas fjalëve të Vladimir Kozhin, në kremtimet solemne me rastin e 65 vjetorit të Fitores së 9 majit, në Moskë do të vijnë disa dhjetëra liderë të shteteve të huaja, midis tyre edhe Presdienti i Francës, SHBA, Kryeministri i Britanisë së Madhe.