0Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i bënë thirrje vendeve të Bashkimit Europian të marrin vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë në lidhje me anëtarësimin e saj në këtë strukturë europiane. Ato janë shtyrë vazhdimisht për shkak të pozitës së Greqisë. Athina kërkon ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë nën pretekstin se në Greqi ekziston qarku Maqedonia. Diskutimi për këtë gjë ka tashmë 20 vjet që po vazhdon.