Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

 


Në shtypin bullgar u duk njoftimi me referim tek burime anomime në Ministrinë e mbrojtjes të vendit mbi atë, se SHBA-s po zhvillojnë negociata me Bullgarinë për dislokimin në territorin e saj të elementeve të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Ja ç'njofton më hollësisht për këtë në shënimet e veta vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Nikollai Dovzhenko. Javën e kaluar deklarata e Presidentit të Rumanisë Traian Băsescu mbi gatishmërinë e vendit të tij për dislokimin aty nga viti 2015 në territorin e vet të raketave amerikane të sistemit të MAR shkaktoi jo pak rezonanca në botë. Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë Bashkimit Europian Vladimir Çizhov në intervistën tij dhënë Internet-botimit "Euroobserver" deklaroi, se, po e citojmë atë: "Disa persona mund të konfirmojnë, se Rumania ndodhet shumë më afër gjeografikisht Iranit se sa Polonia. Por...Irani, sipas informacionit që ne disponojmë, as tani dhe as në një të ardhme të afërt nuk do të mund të zotërojë raketa të afta për të fluturuar deri në territorin e Rumanisë. Pa folur fare këtu për Poloninë, Europën Qendrore apo SHBA-s. Përsa i përket Rumanisë, duhet thënë, se mbi mundësinë e ingranimit të saj në projektin e MAR të SHBA-s është folur tashmë që prej kohësh. Siç njofton botimi rumun "Nine o'clock", në territorin e Rumanisë me të vërtetë do të dislokohen ekskluzivisht vetëm raketat interceptore, kurse radarët do të vendosen në territoret e vendeve të tjera. Është plotësisht e logjikshme të dislokohet radari edhe në Bullgari. Lista e vendeve pjesëmarrëse të projektit mund të vazhdojë të zgjerohet ende. Sipas fjalëve të Shefit të dikasterit të përpunimit të politikës në sferën e MAR në Pentagon Peppino DeBiaso, negociatat me aleatët e Uashingtonit në NATO janë zhvilluar me mjaft sukses, megjithëse vende konkrete gjatë kësaj Pentagoni nuk përmend. Përsa i përket Rumanisë dhe Bullgarisë, këto dy vende natoviane shfaqin gatishmëri të madhe për bashkëpunim ushtarak me SHBA-s dhe bile vetë jo rrallëherë dalin me këtë iniciativë. Që në tetor të vitit 2009 Ministri i atëhershëm bullgar i mbrojtjes, ndërsa aktualisht Kreu i diplomacisë së Bullgarisë Nikollai Mlladenov ndërmorri një vizitë në Uashington gjatë së cilës deklaroi, se "në qoftë se do të krijohet sistemi i përbashkët i Mbrojtjes Antiraket, atëhere Bullgaria, pa dyshim, do të gjejë vendin e vet në të". Kurse tani, duke marrë parasysh faktin e refuzimit të dislokimit të MAR të SHBA-s në territoret e Polonisë dhe Çekisë nga ana e Presidentit Barak Obama për shkak të opozitës serioze të Moskës, me sa duket nga të gjitha, erdhi koha për të bërë publike vendimet e premtuara por në një konfiguracion të ri të mburojës antiraketore të Amerikës. Po a përbëjnë vallë rrezik kërcënues për Rusinë planet pentagoniane të MAR? Pyetja, duhet thënë, nuk është aspak retorike... P.sh., specialisti i autoritetshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, Kreu i Agjencisë gjermane të komunikacioneve globale Lorenc Haag mendon, se "raketat interceptore amerikane në territorin e Rumanisë dhe në akuatorin e Detit të Zi do të prishin ekuilibrin e krijuar të forcave në këtë rajon" jo në favor të Rusisë. Ndërsa ja mendimi i ekspertit rus, Nënpresidentit të Akademisë së studimeve gjeopolitike Vladimir Anohin. Dëgjoni se ç'thotë: "Çfarëdo lloj dislokimi elementësh të MAR të SHBA-s në Europën Lindore prish ekuilibrin e forcave. Përsa i përket vendosjes së elementeve të MAR në Bullgari, unë nuk mendoj aspak se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Por sido që të jetë, në një të ardhme jo të afërt. Kurse Rumania, vetëkuptohet, dëshiron të ngrejë me gatishmërinë e saj statusin e vet midis vendeve europiane. Vërtet, ndonjë rrezik të veçantë për Rusinë unë nuk vërej këtu, megjithëse duhet thënë se të gjitha këto i shërbejnë destabilizimit të situatës. Për nga pikëpamja ushtarake, vendosja e raketave interceptore duhet të bëjë të mprehin vigjilencën, në radhë të parë, fqinjët e afërt të Rumanisë, dhe pikërisht, Ukrainën e Moldavinë. Sepse në këto vende ekziston edhe problemi i pretendimeve territoriale". Eksperti rus shtoi, se kur fjalë bëhet për dislokimin e elementeve të MAR të SHBA-s në Poloni, Rusia është e gatshme të vendosë në qarkun e Kaliningradit raketat e veta mjaft efektive të modelit "Iskander". Kështu që vendet, të cilat venë në dispozicion territoret e veta për platforma lëshimi raketash duhet të mendohen mirë, ti venë gishtin kokës në lidhje me atë, se po e tërheqin veten në të ashtuquajturën zonë potenciale të konflikteve ushtarake.