Zëri i Rusisë  

Portieri legjendar Vlladisllav Tretiak u rizgjodh President i Federatës së Hokeit të Rusisë. Në mbledhjen e zhvilluar u propozua vlerësimi i punës së Federatës jo siç e kërkon protokolli një gjë të tillë "e kënaqshme", dhe jo thjesht me notën "mirë", por me "shkëlqyeshëm". Votimi, me propozimin e delegatëve ishte i hapur, sepse për në postin e Presidentit u paraqit, me plot të drejtë, vetëm një kandidat - kampioni 3-herësh olimpik, deputeti i parlamentit dhe, thjesht, personi i adhuruar në popull, Vlladisllav Tretiak. Siç njofton botimi "Rossijskaja gazeta", raporti gjysëm orësh i Vlladisllav Tretiakut ishte mjaft konçiz dhe me përmbajtje të pasur, interesante. Ai nuk përshkroi në të fitoret e shumta të arritura nga hokeistët, por u la të gjithëve përshtypjen e raportimit të hollësishëm të punës së bërë dhe parashtroi listën mjaft solide të programit të veprimtarisë që duhet ushtruar në të ardhmen. Midis gjithë ideve globale që shtrohen për realizim Federata e hokeit e Rusisë veçon dy, të cilat me siguri do të jenë shumë interesante për sportdashësit: në vitin 2014 në fushën olimpike të akullit në Soçi do të dalë skuadra përfaqësuese paraolimpike me qëllim që të luftojë për medalje ari. Kjo është një ndër detyrat kryesore primare. Dhe, së dyti, në vitin 2008 ne planifikojmë të ftojmë në Rusi Kampionatin Botëror të Hokeit. Deri përpara kësaj duhet të zgjidhim problemin me legjionarët. Ndërsa në qoftë se do të presupozojmë se limiti për legjionarët do të anulohet, atëhere dyndja e tyre nuk do të sjellë asgjë të mirë. Një gjë a tillë tashmë ka ndodhur në Gjermani dhe përfundoi me atë, se skuadrës kombëtare thjesht nuk i mjaftonin lojtarët e vet. Por tani e rëndësishme është që të luajmë me dinjitet në Kanada, në Lojrat Olimpike Dimërore.

Komentimi i arikullit të ditës

Kryeredaktori i gazetës "Хоккей Москвы" ("Hokei i Moskës") Boris Samoillov vlerësoi për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" shanset e përfaqësueses kombëtare të hokeit në Olimpiadën Dimërore në Vankuver: "Për nga përbërja e vet ajo duhet të jetë një skuadër shumë e fortë. Kurse mbi nivelin e përgatitjes së saj është vështirë të flitet. Meqenëse lojtarët nuk janë mbledhur akoma të gjithë së bashku. Çdonjëri nga ata punon në kolektivin e vet, veçanërisht, ata të NHL (National Hockey League), pra, jashtë kufijve të Rusisë. Prandaj gjithçka do të varet nga ajo, se si do të kompletohen hallkat e zinxhirit të lojtarëve. Por kjo tashmë është punë e drejtuesve të skuadrës përfaqësuese kombëtare. Rivalët tanë kryesorë do të jenë tradicionalisht SHBA-s, Kanadaja dhe Suedia. Prandaj nuk mund të flitet kurrësesi mbi atë se shanset janë 50 me 50. Po e përsëris, është ende shumë shpejt", tha Boris Samoillov.