Zëri i Rusisë  


Shkarko audiofailin

 


KQZ-ja e Ukrainës numëroi 100% të fletëvotimeve (protokollit) në zgjedhjet presidenciale të vendit, të cilat u zhvilluan të dielën, më 7 janar. Sipas përfundimeve të tyre fitues u shpall Viktor Janukoviç. Ai arriti të grumbullojë 48.95% të votave të zgjedhësve. Julia Tomoshenko-45.47%. Distanca midis tyre përbëri rreth 3.5%. Ndërsa kjo do të thotë se fituesi e parakaloi rivalen e vet me më shumë se 900 mijë zëra. Sipas Kushtetutës së Ukrainës për arritjen e fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve kandidatit i mjafton të sigurojë shumicën e thjeshtë të votave. Por, me sa duket nga të gjitha, është ende shpejt të vihet pika përfundimtare në epopenë elektorale ukrainase. Pala që pësoi disfatë nuk ka aspak ndërmend të pranojë humbjen vet në këto zgjedhje. Për këtë deklaroi sot anëtari i fraksionit të Bllokut të Julia Timoshenkos në Verhovnaja Rada (parlament) Oleg Ljashko. Ithtarët e Julia Timoshenkos po përgatiten të apelojnë në gjykatë përkatësisht rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Ja se çfarë mendon në lidhje me këtë Drejtori i Qendrës së studimit të problemeve civile të shoqërisë Vitali Kulik: "Pasi KQZ të shpallë zyrtarisht rezultatet, atëherë dhe do të fillojë lufta gjyqësore. Blloku i Julia Timoshenkos, ekipi i saj do të paraqesë në gjykatë afro 1000 deklarata për kundërshtimin e rezultateve të votimit në qendra të caktuara elektorale. Për ndryshimin e plotë të rezultateve të zgjedhjeve është i domosdoshëm anulimi ose njohja si të pavlefshme të rezultateve të punës së 300 deri në 500 komisioneve elektorale në pikat zgjedhore. Në këtë mënyrë, Julia Timoshenko po tenton rinumërimin e votave. Kjo është e para. E dyta, njohja si të pavlefshme të protokolleve të këtyre pikave të votimit. Dhe e treta, njohja e pamundësisë së sanksionimit të rezultateve. Kjo do të thotë se ka tre skenarë, sipas të cilëve dhe mendohet të veprohet. Vetëm se çështja konsiston në atë, se a do të mund të realizohet dot një gjë e tillë. Sergei Tigipko, i cili zuri vendin e tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, mendon që nuk ka kurrfarë kuptimi të apelohet në gjykatë për rezultatet e votimit të raundit të dytë. Sipas fjalëve të tij, fati i zgjedhjeve është përcaktuar tashmë dhe majdan të ri nuk do të ketë më. Megjithëse edhe jashtë shtetit si zor të kuptohen dhe të njihen paditë gjyqësore. Sepse vlerësimet e vëzhguesve ndërkombëtarë nuk përkojnë me deklaratat e ekipit së Julia Timoshenkos mbi falsifikimet. Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë i përgjigjen pjesës më të madhe të standarteve ndërkombëtare dhe detyrime të vendit përpara OSBE dhe Këshillit Europian. Me një konkluzion të tillë bashkëtingëllon edhe mendimi i vëzhguesve të Dhomës Shoqëroe të Federatës Ruse".